Marrëdhënie

August 8, 2018 | 9:41

Kur bashkëshorti është i lumtur? Sekrete që duhet t’i dinë gratë

Ndonjëherë gratë mendojnë se nxitimi i burrave ka të bëjë me faktin se ata duan të dalin sa më shpejt nga shtëpia. A është një gjë e tillë e vërtetë? Si ta kuptoni se bashkëshorti vazhdon të jetë i dashuruar me ju dhe se nxitimi ka të bëjë thjesht me punën.

Komplimentet

Ai është i vëmendshëm ndaj veshjes apo veprimeve të tua dhe këtë nuk heziton ta thotë… Të komplimenton. Të shikon dhe të kushton vëmendje, dhe asnjëherë nuk lodhet duke të të shikuar. Ai mendon se jeni gruaja më e bukur në botë, pavarësisht ndryshimeve në trup që i keni përjetuar.

Puthja

Një burrë i dashuruar të përshëndet me puthje kur kthehet në shtëpi nga puna dhe të tregon se si e ka kaluar ditën. Ai do të tregojë gjithçka. Nëse ka takuar një shok, apo është grindur me dikë, ka pasur mbledhje apo diçka ka ndodhur në ditën e tij ai ta tregon…

Të ndihmon me çdo punë të shtëpisë sepse dëshiron të t’i lehtësojë punët

Ai është partner i mirë dhe gjithashtu i mëson fëmijët të të ndihmojnë, sepse e kupton që rritja dhe edukimi i fëmijëve nuk është vetëm punë e nënës, por edhe e babait.

Të telefonon

Nëse të telefonon shpesh për të pyetur se ku je apo ç’po bën atëherë ai vazhdon të jetë I dashuruar me ty. Telefoni është një mënyrë për të ndjerë afër dikë dhe kur dikush kërkon të flasë me ty duhet të kuptoni se I mungon. Kur shkon për punë në shtete tjera, të kontakton çdo ditë dhe të tregon se i mungon. Një burrë që është i lumtur në martesë brengoset shumë për gruan dhe e merr malli kur është larg saj .Ai dëshiron të jetë me ty dhe padurim pret të kthehet në shtëpi.

Burimi Panorama Plus Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top