FB

September 8, 2026 | 20:00

Kur dashuria të largon nga vetja!

Më pëlqejnë njerëzit që, pas një pune të gjatë me veten, arrijnë të përballen me të vërteta që dikur nuk mund t’i pranonin. Një nga të vërtetat më të dhimbshme është të kuptosh se ajo që e quaje dashuri, nuk të deshi kurrë për atë që ishe në të vërtetë. Ndoshta të vlerësoi për atë që jepje, për durimin, heshtjen ose përshtatjen tënde, por jo kur shprehje mendimin tënd, kishe nevoja apo kërkoje të respektohej e vërteta jote.

alda-bircaj-okokokNë atë çast nuk vajton vetëm fundin e një marrëdhënieje. Vajton edhe iluzionin që kishe ndërtuar, duke besuar se po të përpiqeshe më shumë, një ditë do të duheshe pa kushte. Pastaj vijnë bashkë trishtimi, zemërimi, vetmia dhe dhembshuria për veten. Kupton se për të mos humbur tjetrin, ke filluar të humbasësh veten. Mësove të heshtje, të mos besoje ndjenjat e tua dhe ta quaje dobësi nevojën për të mbrojtur veten.

E vërteta nuk të çliron menjëherë. Fillimisht shemb pritshmëritë dhe të detyron të shohësh ndryshe gjithçka që ke jetuar. Por me kalimin e kohës kupton se dashuria jote ishte e sinqertë, edhe nëse nuk u kthye kurrë në të njëjtën mënyrë. Dalëngadalë lind një kthim i qetë te vetja. Kupton se: Aty ku nuk mund të ishe vetvetja, nuk kishte dashuri të vërtetë. Aty ku e vërteta jote shtrembërohej, nuk kishte takim të sinqertë. Aty ku duhej të humbisje veten për të mbajtur tjetrin, nuk kishte siguri.

Dhe një ditë i thua vetes: “Të besoj. Më vjen keq që u detyrove të heshtje kaq gjatë. Që nga sot nuk do të të braktis më, vetëm që të më duan të tjerët.” Njerëzit që e shndërrojnë dhimbjen në vetënjohje dhe humbjen në rikthim te vetja, na kujtojnë se dashuria e vërtetë nuk kërkon kurrë të heqësh dorë nga vetja.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top