Mirëqenie

April 27, 2020 | 8:04

Kur koronavirus të kalojë …

 

Kur gjithçka të kalojë, ndoshta shumë prej nesh do të kenë riplanifikuar lumturinë dhe, në këtë pikë, do të na konsiderojnë si budallenj pse jemi ankuar aq shumë.

Kur e gjitha kjo të ketë mbaruar, shpresoj që njerëzimi të ketë mbetur, një perceptim rreth asaj që ka qenë disi “në gjumë”. Do ta shohim përsëri veten, do t’i kushtojmë më shumë vëmendje buzëqeshjeve të atyre që duam dhe vështirë se do të gjejmë një bukuri më origjinale.

1Kur koronavirusi të kalojë, ndoshta do të ketë kaluar një stinë e plotë, ndohsta dhe muaj, por vullneti ynë për të jetuar do të mbetet, dhe do të jetë gjithçka.

Kur të kalojë, mund të ketë kaluar një kohë e gjatë, pasi ne për herë të fundit u dhamë një përqafim të madh atyre që na mungojnë kaq shumë. Ndoshta do të jemi më ndryshe nga ç’ishim më parë.

Ndoshta do të kemi mbijetuar nga gjëra shumë më të frikshme se virusi, siç janë mendimet tona. Kur e gjitha kjo të kalojë, më në fund do të jemi në gjendje të gjejmë kohë për t’u bashkuar me miqtë për ato makaronat dhe verën e shtëpisë, e cila mbetet gjithmonë e planifikuar.

Mbi të gjitha, mësuam në mënyrën më të vështirë se koha është Zoti i Universit dhe se duhet ta bëjmë atë një aleat dhe ta përdorim vetëm për atë që na bën të lumtur zemrat.

 

Përgatiti Orjona Tresa/ Burimi vibee.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top