Secili prej nesh mban valixhen e tij, plot kujtime, ndjenja, përvoja, ëndrra dhe pritshmëri. Disa valixhe janë të vogla dhe të tjera të mëdha, disa të rënda dhe disa më të lehta. Disa u përshtaten objekteve të tjera brenda, ndërsa të tjerat mbyten. Secili prej nesh mbart historinë e tij, historinë e prindërve tanë, gjyshërve tanë dhe historinë e brezave të tërë të mëparshëm. I mbart këto histori së bashku me të gjitha traumat që përmbajnë, por edhe me gjithë elasticitetin e tyre.

Ne të gjithë jemi lënduar në një mënyrë ose në një tjetër. Disa i shërojnë plagët e tyre, të tjerë i gërvishtin përsëri dhe përsëri, dhe të tjerë i gjakosin akoma Njerëzit, duke qenë krijesa që duam të mbijetojmë, do të përpiqen t’i shërojnë plagët e tyre derisa ato të mbyllen. Në këtë udhëtim shërimi, ne do të takojmë njerëz, të cilët gjithashtu po përpiqen të mbyllin plagët e tyre. Jo gjithmonë në mënyrën më të mirë.
Sa më shumë që një person kujdeset për plagët e tij, aq më të qarta janë marrëdhëniet e tij. Të bukura dhe të qarta. Nëse nuk do të kujdesemi për plagët ato do infektohen. Dhe në të njëjtën kohë, infektohen edhe marrëdhëniet.
Le të jemi të sjellshëm me njerëzit. Burri i zemëruar në timon, klienti i vrazhdë në restorant, kolegu i vështirë, janë njerëz me valixhe shumë të rënda. Dhe me shumë plagë.
Le të kujdesemi për veten, në mënyrë që të kujdesemi për marrëdhëniet tona.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.