FB

July 16, 2022 | 10:30

Kuriozitet / Njerëzit tradhtojnë më shpesh në verë…

Studimet e fundit konfirmojnë se nga muaji qershor deri në shtator tradhtitë shtohen 30% më shumë. Më shumë tradhtojnë meshkujt (60%), por edhe femrat nuk qëndrojnë mbrapa (40%). Po përse ndodh ky shfrenim erotik në verë? Nga një studim i “Sogesa Roma” me 1000 pushues italianë, u zbulua se 57% e tyre ka pasur sukses në marrëdhëniet intime falë lojërave në rërë: volejbolli me 37% të rasteve, tenisi me 26% dhe gjimnastika e ujit me 16%. Por kujdes, jo të gjitha sportet kanë të njëjtin efekt. Sipas studiuesve, futbolli nuk ndikon fare në krijimin e njohjeve të reja.

Gjumi i drekës ndihmon memorien

Gjumi fuqizon memorien dhe i jep hov kreativitetit, mjaft që të jetë i shkurtër dhe të mos e bëjë trurin të hyjë në fazën Rem.

Ky është përfundimi i një studimi nga neurologët e “City University” në New York (SHBA), të cilët u kërkuan një grupi studentësh të mësonin disa fjalë në gjuhën kineze e më pas i lanë të flinin për një kohë të shkurtër. Një grup tjetër mësoi të njëjtat fjalë, por qëndroi zgjuar. Grupi i parë i studentëve tregoi dukshëm rezultate më të mira. Sipas studiuesve, studentët e këtij grupi patën mundësi të përdornin lidhje të reja nervore të krijuara pikërisht përgjatë kohës së gjumit.

Mospirja e ujit në verë shkakton stres

Kur temperatura e jashtme është e lartë, organizmi mbrohet me anë të djersitjes, një mekanizëm që ul temperaturën e brendshme të trupit, por që, pa sasinë e nevojshme të lëngjeve, mund të provokojë dehidratim.

Një studim i Institutit të Psikiatrisë në “King’s College” në Londër ka treguar se si, pas 90 minutave djersitje të vazhdueshme, truri pëson një kontraktim në materien gri, e barabartë me atë që regjistrohet pas 14 muajsh stres të madh dhe të vazhdueshëm. Mungesa e lëngjeve shkakton një deficit momental, ndaj për t’iu rikthyer normalitetit është e nevojshme të hidratoheni, duke marrë si lëngjet ashtu edhe kripërat minerale që mund të keni humbur.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI  |  Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 170

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top