Marrëdhënie

July 28, 2020 | 8:39

Melisa Shehu: Faktori më i rëndësishëm në një marrëdhënie në çift nuk është komunikimi, por respekti

 

Melisa Shehu, psikologe këshillimi

Melisa Shehu, psikologe këshillimi

Komunikimi është një nga faktorët më të rëndësishëm në çift. Komunikimi përcakton kufijtë, ndihmon për të shprehur ndjenjat, nevojat dhe pritjet.  Ndihmon për të zgjidhur konflikte dhe pa komunikim të mirë, një marrëdhënie nuk mund të forcohet.

Partnerët duhet të flasin hapur, të jenë transparent dhe të disiplinuar, të flasin për gjithçka madje dhe për gjëra që lëndojnë, por, pavarësisht këtij lloj komunikimi konfliktet janë të pashmangshme.

E vetmja mënyrë që mund t’ju shpëtojë juve dhe partnerit tuaj, është një respekt i palëkundur për njëri-tjetrin, besimi tek njëri-tjetri, respekti ndaj privatësisë së partnerit, ndaj zgjedhjeve, ndaj qëllimeve, respekt për mendimin e partnerit, respekt ndaj kritikës etj.

1

Në këtë mënyrë ndërtohet një marrëdhënie e shëndetshme, ku partnerët janë dy njerëz me identitetin e tyre, ku interesat, hapësira dhe jeta e tyre individuale respektohet. 

Arsyeja që çiftet i kanë mbijetuar kohës është sepse respekti i tyre për njëri-tjetrin i lejon ata të përshtaten dhe i lejon secilin person të vazhdojë të lulëzojë dhe të rritet si nga aspekti personal ashtu dhe nga aspekti profesional.

Dashuria mund të jetë e verbër, por nuk është një justifikim për mosrespektim të partnerit, për mosrespektim të vetes, të jetës dhe qëllimeve personale. Marrëdhëniet e shëndetshme kanë nevojë për kompromis në mënyrë që të punojnë dhe të krijojnë lumturi midis të dy partnerëve.

Në një marrëdhënie secili nga partnerët duhet të jap dhe të marrë. Të gjej dhe njoh veten dhe partnerin, nëse respektoni njeri-tjetrin secili nga partnerët do te ndihet i plotësuar dhe në një marrëdhënie të shëndetshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top