Në fokus

May 8, 2018 | 9:49

Nga Juliana Dulla: Koncepti i edukimit seksual, si të përmirësosh rezultatet   

 

Aktualisht ekziston një debat i vazhdueshëm në lidhje me atë të edukimit seksual tek adoleshentët në Shtetet e Bashkuara dhe si të bëhet konstrukti i kurrikulave të tyre.

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Një ndikim të madh në qëndrimet, njohuritë, dhe sjellja e adoleshentëve është qëllimi për të përcaktuar nëse arsimi seksual ose abstinenca gjithëpërfshirëse ka më shumë se një ndikim në qëndrimet, njohuritë mbi seksualitetin, sjelljet e nxënësve dhe adoleshentëve.

Sjellja seksuale e adoleshentëve ka qenë një çështje e rëndësishme për shumë vite. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të rinjtë përfaqësojnë kategorinë moshore 10-24 vjeç. UNFPA dhe OBSH përcaktojnë me termin “adoleshentët” persona të grupmoshës 10-19 vjeç dhe klasifikojnë “të rinjtë” grup moshën 15-24 vjeç.

Ka debate të ndryshme që paraqesin edukimin seksual si të pranueshëm dhe  të dëmshëm. Tentohet të paraqitet edukimi seksual gjithëpërfshirës e theksojnë abstinencën si metoda më e sigurt për parandalimin e shtatzënisë dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe metodat parandaluese.

Programi i abstinencës kërkon që:

  1. Të ketë si qëllim të veçantë mësimin e programeve sociale, përfitime psikologjike dhe shëndetësore për t’u realizuar nga abstenuar nga aktiviteti seksual.
  2. Mësimi mbi abstinencën nga aktiviteti seksual jashtë martese si shembull për moshat e reja.
  3. Mësohet se abstinenca nga aktiviteti seksual është vetëm një mënyrë e caktuar për të shmangur shtatzëninë jashtë martese, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, dhe sëmundje të tjera të lidhura me problemet e shëndetit.
  4. Mësohet që një njeri i besueshëm mund të ju tregoje për standardin e aktivitetit seksual.
  5. Mësohet se aktiviteti seksual jashtë kontekstit të martesës ka si pasojë dëmtime psikologjike dhe efekte anësore negative fizike.
  6. Mësohet se individët që kanë fëmijë jashtë martese ka mundësi që të kenë pasoja të dëmshme për fëmijën, për vetë ata si prindër dhe për shoqërinë.
  7. T’u mësohet të rinjve se si të refuzojnë situatat e pafavorshme seksuale dhe që përdorimi i alkoolit dhe drogës rrit vulnerabilitetin ndaj tyre.
  8. Mësohet për rëndësinë e arritjes së vetë-mjaftueshmërisë para se të angazhohen në aktivitete seksuale.

“Qëllimi është të përcaktojë nëse vetëm arsimi seksual ose abstinenca gjithëpërfshirëse ka një ndikim më të madh në njohuritë, qëndrimet dhe sjelljet e adoleshentëve. Programi gjithëpërfshirës ka një efekt më të qëndrueshëm te adoleshentët, ndikon në përdorimin e kontracepsionit dhe vizitat te mjeku nëse shfaqen sëmundje seksualisht të transmetueshme”. (Phillips Erika PA-S, Timothy Quigley MPH, PA-C fq-19)

Studimi i zhvilluar mirë vetëm për abstinencën rrit njohurinë e HIV / STD, qëllimet e duhura për të kryer marrëdhënie seksuale nuk treguan një rënie të ndjeshme të seksualitetit.

Arsimimi seksual gjithëpërfshirës përmirëson rezultatet e rëndësishme shëndetësore. Është e rëndësishme që këto programe të përshtaten për komunitetet dhe moshat në të cilat ato zbatohen.

Shëndeti riprodhues dhe seksual tek adoleshentët

Adoleshenca është periudha e jetës, e cila përfshin vitet ndërmjet fëmijërisë dhe moshës së rritur. Ajo shoqërohet me ndryshime rrënjësore, të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me rritjen biologjike, por edhe me zhvillimin mendor, sjelljen, komunikimin etj. Adoleshenca nuk është thjeshtë një stinë e jetës, por një mënyrë ripërtëritjeje e psikikës, ku pasiguria dhe ankthi për të ardhmen, ndikimi i instinkteve, nevoja për përkujdesje dhe dëshira për liri, japin të gjitha së bashku mundësitë e shfaqjes mbi të cilat mund të zhvillohet vetë jeta.

Por në kushte të ndryshme jetese, kemi vështrime të ndryshme. (Bronfenbrenner dhe Morris 1989) P.sh., në vendet e zhvilluara nga ana ekonomike rritja biologjike në ditët tona bëhet më shpejt nga ç’ndodhte vite më parë, edhe shkollimi që u ofrohet të rinjve është i ndryshëm, është më i gjatë. Pavarësia ekonomike arrihet më vonë, përtej moshës 20 vjeç. Ndonëse pjekuria biologjike është realizuar, statusi i të rriturve ende nuk u njihet.

Vetë të rinjtë nuk ndjehen të rritur. Ata, siç i trajton shoqëria, janë në rrugën drejt formimit. Në pikëpamje psikike, adoleshenca është një periudhë krize, që përfshin njëkohësisht ndarje, shkëputje, zhvillim e vetaktivizim të vrullshëm në një klimë shndërrimesh e shpërthimesh të mëdha.

Adoleshenca kalon në tri faza apo pjesë, të cilat janë:

Paraadoleshenca,

Adoleshenca e hershme,

Adoleshenca e vonë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top