Nervozizmi është një energji që ti vetë nuk arrin ta kontrollosh. Ti reagon në mënyrë të dhunshme jo nga veprimi i fëmijës, por për shkak të situatës së turbullt emocionale brenda teje.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre
-Fol me fëmijën. Pasi të jesh qetësuar, ke mundësi të kontrollosh nervozizmin.
-Kur bën një veprim të keq ndaj fëmijës, kur qetësohesh, të paktën kërkoi të falur.
-Edukimi nuk ndodh kur i rrituri urdhëron. Kjo mënyrë krijon vetëm frikë dhe përsërit të njëjtën mënyrë sjelljeje.
-Edukimi nuk mund të realizohet kur të rriturit janë nervozë dhe urdhërues.
-Kur flisni me fëmijën, uluni në gjunjë që të barazoheni me të dhe mos flisni në pozicion nga lart-poshtë.
-Kur flisni me fëmijën mos e shkundi apo kapni për krahu apo veshi, janë veprime që gjymtojnë.
-Kur flisni me fëmijën, flisni me drejtshkrim. Dialekti duhet përdorur pasi është dhënë këshilla më parë me drejtshkrim. Fëmija duhet ta njohë edhe dialektin.
-Mos e gënjeni fëmijën as për arsye madhore. Përpiquni t’ia thoni të vërtetën fëmijës, sa më kuptueshëm edhe kur është një vjeç.
-Ëmbëlsoni zërin kur flisni me fëmijën.
-Nuk mund të ketë edukim të mirë me dhunë, gënjeshtra, dhe të folur jo të zgjedhur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.