Në fokus

August 11, 2020 | 8:13

Profesor Doktor Fadil Çitaku: Shpresa e avancimit të kombit shqiptar është investimi në lidership dhe inteligjencën emocionale

 

Kaosi politik në shtetet shqiptare është produkt i inteligjencës emocionale shumë të ulët. Gjuha shumë e vrazhdë dhe akuzimet ndaj njëri-tjetrit nëpër debatet televizive, në parlamente, në ministri dhe grupe punuese, dëshmojnë se shumica e politikanëve shqiptarë kanë shumë nevojë të investojnë̈ në ngritjen e kompetencave të lidershipit dhe të inteligjencës emocionale.

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern) Themelues i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicër, Cyrih (www.alssedu.ch); Shkencëtar i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale; Profesor për PhD, Msc. dhe MAS Zbulues i Modelit të Lidershipit sipas Çitakut në shtetet: Zvicër, Gjermani, Austri, SHBA, Kanada dhe Britani të Madhe.

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern)
Themelues i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicër, Cyrih (www.alssedu.ch);
Shkencëtar i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale;
Profesor për PhD, Msc. dhe MAS
Zbulues i Modelit të Lidershipit sipas Çitakut në shtetet: Zvicër, Gjermani, Austri, SHBA, Kanada dhe Britani të Madhe.

Çfarë është lidershipi dhe pse ka rëndësi jetësore për popullin?

Teoria më bashkëkohore e shkencës së lidershipit e përkufizon lidershipin si një proces i cili ndihmon individin dhe shoqërinë të zhvillohen dhe të arrijnë  maksimumin e potencialeve kognitive, intelektuale, emocionale dhe sociale. (Çitaku 2012).

Shkencëtarët e lidershipit (Chevane A., Çitaku, Violato, Khan Çitaku-Preteni, Waldrop (2017) theksojnë se, udhëheqësit mund të përshtatin stile të ndryshme të lidershipit në rolin e tyre në varësi të aftësive të atyre që ata drejtojnë, kompleksitetit dhe strukturës së rolit, situatës mjedisore, marrëdhënieve shoqërore dhe, aftësive të tyre personale si lidere apo lider.

Bazuar në teorinë e shkencës së lidershipit (Çitaku 2012), rreziku më i madh që i kanoset botës sot janë liderët politikë që udhëheqin dhe nuk posedojnë kompetenca të lidershipit.

Çitaku në vitin 2012 në studimin e tij shkencor, për të zbuluar kompetencat e lidershipit investigoi gjashtë shtete perëndimore, tri gjermano-folëse (Austria, Gjermani dhe Zvicra) dhe tri anglo-folëse (Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe).

2

Në studimin e tij ishin të përfshirë njerëz në pozitat kryesore në fushat ku ata vepronin. Të gjeturat e këtij studimi u publikuan në revistën prestigjioze shkencore British Medical Journal (BMJ) dhe zbulimi i këtij modeli i dha shkencës së lidershipit një ngritje të madhe duke dëshmuar se, kompetencat e lidershipit mund të studiohen empirikisht.

Modeli i kompetencave të lidershipit sipas Çitakut (Çitaku 2012), përmban pesë komponentë:

▪përgjegjësia sociale,

▪inovacioni,

▪menaxhimi i vetvetes,

▪menaxhimi i punës

▪orientimi i drejtë (fer).

Në këta pesë komponentë janë të përfshira 63 kompetenca të lidershipit, të cilat janë̈ të operacionalizuara dhe mund të mësohen.

Shkencëtarët e lidershipit (Çitaku 2012, Mano, Çitaku, Waldrop et al. 2018 ) theksojnë se, roli i lidershipit në organizatë, institut apo politikë është jetësor për të avancuar në drejtim të duhur. Të njëjtët autorë theksojnë se mungesa e kompetencave të lidershipit definitivisht sjell falimentimin e organizatës, institutit apo shtetit.

Çfarë është inteligjenca emocionale?

Inteligjenca emocionale nënkupton aftësinë e individit për të monitoruar emocionet e veta dhe të të tjerëve, për t’i diferencuar ato, si dhe aftësinë për ta përdorur këtë njohuri si udhërrëfyes të të menduarit dhe të vepruarit të tij.

Sipas Goleman, 1998, (në Boriçi Begani, 2017) inteligjenca emocionale përbëhet nga 5 komponentë:

▪vetëdija vetjake,

▪vetë-rregullimi,

▪vetë-motivimi,

▪empatia (ndjeshmëria)

▪aftësitë shoqërore.

Kushdo që gëzon një nivel të lartë të secilit prej komponentëve të sipërpërmendur mund të thuhet që zotëron inteligjencë të lartë emocionale.

Vetëdija vetjake: nënkupton që individi njeh shumë mirë emocionet e veta, pikat e forta e të dobëta të tijat, si dhe nevojat, stimujt që e shtyjnë̈ përpara. Njerëz që zotërojnë njeë nivel të lartë të vetëdijes vetjake janë të zotët të kuptojnë se si ndjenjat e tyre ndikojnë tek ata vetë, tek të tjerët dhe tek performanca në punë (Goleman, 1998, në Boriçi Begani, 2017).

Vetë-rregullimi: përfaqëson komponentin e dytë të inteligjencës emocionale, që nënkupton aftësinë e individit për të menaxhuar gjendjet e impulset e tij brenda vetes, si dhe atë për të menaxhuar burimet e veta. Ai i përngjet një bisede të vazhdueshme të individëve me vetveten, ku këta të fundit humorin dhe impulset emocionale negative i ndjejnë njëlloj si të gjithë të tjerët, por në ndryshim prej tyre janë më të zotët për t’i kontrolluar e madje për t’i përdorur ato në mënyrë të dobishme (Goleman, 1998 në Boriçi Begani, 2017).

Vetë-motivimi: përbën kompetencën e tretë që duhet të zotërojë një individ për t’u konsideruar emocionalisht inteligjent. Ai përfaqëson kontrollin e tendencave emocionale të cilat çojnë ose lehtësojnë arritjen e qëllimeve (Goleman, 1995). Individët që zotërojnë këtë kompetencë nuk motivohen nga një pagë apo një status më i lartë si shumica e njerëzve, përkundrazi ata i motivon pasioni për punën dhe tendenca për të arritur rezultate sa më të larta, përtej pritshmërive të tyre dhe të të tjerëve. (Goleman, 1998, në, Boriçi Begani , 2017).

Empatia: nënkupton të qenit i vetëdijshëm për ndjenjat, nevojat dhe shqetësimet e të tjerëve (Goleman, 1998) dhe aftësinë për t’i trajtuar njerëzit bazuar në reagimet e tyre emocionale (Goleman, 1998). E parë nga këndvështrimi i një lideri kjo do të thotë të marrësh në konsideratë ndjenjat e njerëzve krahas faktorëve të tjerë teksa merr vendime inteligjente (Goleman, 1998, në, Boriçi Begani , 2017).

Aftësitë shoqërore: Njerëzit që e zotërojnë këtë kompetencë kanë shumë njohje, përpiqen të gjejnë pika e interesa të përbashkëta me të tjerët dhe besojnë në bindjen se gjërat nuk mund të bëhen vetëm. Për këtë ata ndërtojnë marrëdhënie të mira me të tjerët, gjë që më pas i ndihmon të udhëheqin të tjerët në drejtimin e dëshiruar (Goleman, 1998). Duhet theksuar gjithashtu që, katër komponentët e përmendur më lart të inteligjencës emocionale, ndikojnë pozitivisht në zgjerimin e aftësive sociale të një individi. Secili prej nesh, që arrin të kuptojë dhe kontrollojë emocionet e veta e të të tjerëve, që është i ndjeshëm ndaj tyre dhe njëkohësisht është i vetëmotivuar, ka shanse më të mëdha për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie të mira me të tjerët (Goleman, 1998, në, Boriçi Begani, 2017).

3

A ka nevojë elita jonë politike të investojë në kompetencat e lidershipit dhe inteligjencës emocionale?

Bazuar në sjelljet dhe komunikimin që dëshmojnë individë me pozita kyçe në politikë në shtetet shqipfolëse të Ballkanit, ne si ekspertë të lidershipit dhe të inteligjencës emocionale mendojmë që këta njerëz sa më parë duhet të fillojnë të mësojnë dhe të vetëdijesohen, se cilat kompetenca të lidershipit dhe inteligjencës emocionale duhet poseduar për t’u bërë lider. Duhet të mësojnë principet primare të empatisë, të vet-rregullimit të emocioneve, sepse kështu si ata veprojnë bëjnë armiqtë edhe ata që i konsiderojnë të jenë miqtë e tyre. Ajnshtajni pat thënë: “Ne nuk mund të zgjidhim problemin më të njëjtën kokë që ka shkaktuar atë”.

Shumica e liderëve kyç të vendeve të sipërpërmendura nuk e kanë ende të qartë se çfarë përgjegjësie kanë ndaj popullit qe ua ka besuar udhëheqjen.

Çfarë duhet bërë tani që në të ardhmen të kemi lidere dhe liderë kompetentë?

Ministritë e arsimit dhe Akademitë e shkencave të shteteve shqipfolëse të Ballkanit duhet menjëherë të fusin në kurrikulat e tyre parashkollore, shkollore e universitare si lëndë detyruese ‘lidershipin dhe inteligjencën emocionale”. Prindërit duhet të bëjnë shumë punë në edukimin e fëmijëve bazuar në vlera humane e pozitive. Ata duhet të jenë model për të ngulitur në trurin e fëmijëve sjellje të mira dhe empatike.

Nëse ne nuk e bëjmë këtë sot, do krijojmë edhe në të ardhmen liderë të paaftë, të cilët sikurse këta të sotmit, nuk do kenë aftësi të na drejtojnë në drejtim të duhur. Këtë përgjegjësi e kemi ne të gjithë si individë e si shoqëri, përndryshe gjeneratat e tanishme dhe ato të ardhme nuk do na e falin neglizhencën dhe dembelinë tonë. Ne nuk duhet t’i frikësohemi dijes edhe pse e dimë që, të mësosh është vështirë.

Ajo shoqëri dhe ai popull qe ka frikë nga dituria dhe nuk do të mësojë herët a vonë, do të falimentojë!

 

Autori: Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern)

Themelues i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicër, Cyrih (www.alssedu.ch);

Shkencëtar i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale;

Profesor për PhD, Msc. dhe MAS

Zbulues i Modelit të Lidershipit sipas Çitakut në shtetet: Zvicër, Gjermani, Austri, SHBA, Kanada dhe Britani të Madhe.

Kontakti: [email protected]

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top