Këshilla & Arsye

June 6, 2020 | 8:09

Lira Gjika / Pedofili nuk është njeri i sëmurë, por i keq

Pedofili nuk është njeri i sëmurë, por njeri i keq. Ai është njeri grabitqar, që nuk di dhe nuk do të kontrollojë instinktet e tij perverse. Njeriu i sëmurë, kur e di që ka një sëmundje, e cila u bën keq të tjerëve, u shmanget, sidomos fëmijëve. Pra nuk kemi të bëjmë me sëmundje, por me ligësi të mirëfillte.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Pedofili rri gjatë gjithë kohës duke menduar se si do ta fus në kurth prenë e tij, fëmijën dhe për asnjë çast, nuk i vjen keq. Përkundrazi, rri gjithë kohën duke fantazuar e menduar për fëmijën dhe kurthin që duhet t’i ngrejë, që të mund ta kapë e ta përdorë si objekt seksual, që ta abuzojë e shfrytëzojë, pa mëshirë.

Pedofilia është mënyra e të trajtuarit të fëmijës një “gjë” dhe nuk ka të bëjë me dashurinë. Pedofilia është krimi më i keq, që mund të bëjë njeriu…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top