Në fokus

September 14, 2020 | 8:07

Esmeralda Birçaj: Jepini vetes paqen e mendjes

Ju kujtohen ato ditë. Të vështira, të trishtueshme, që ju sollën një shqetësim të madh të brendshëm. I mbani mend akoma. Edhe tani, kur mendja juaj i kujton ato, ju sjellin takikardi, shtrëngim dhe një shije të hidhur.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Të gjithë pak a shumë, kemi kaluar ose kalojmë vështirësi.

Por ajo që ka rëndësi nuk është ato çfarë kalojmë, por mënyra se si ne i menaxhojmë. Si mund ta shndërrojmë gjendjen e keqe dhe konfuzionin në diçka të bukur? Dhe çfarë mund të jetë më e bukur sesa t’i dhuroni vetes një dhuratë paqeje?

Është një punë e madhe të jesh i qetë. Asgjë nuk mund t’ju prekë dhe asgjë nuk mund t’ju shqetësojë. Jeni në një gjendje të plotë. Mendja juaj është e përqendruar vetëm tek e bukura, duke lënë anash çdo gjë që mund t’ju ngatërrojë, shkaktojë konfuzion dhe mendime të pakëndshme. Si një proces mbrojtjeje kundër tyre. Padyshim që nuk është e lehtë për t’u bërë, por kur të ndodhë do të jeni një person tjetër.

Pse të mos e provoni? Pse e lini të ndikojë e gjithë kjo tek ju? Ankthi, stresi dhe detyrimet janë në rendin e ditës. Në fund të fundit, kush është ai që ka një të drejtë të tillë arbitrare për t’ju shqetësuar? Ka shumë që e bëjnë këtë në jetën tuaj të përditshme. Nga shefi që u zgjua me nerva dhe shpërtheu mbi ty, miku që të kritikon për zgjedhjet e tua, personin me të cilin je dashuruar dhe ju injoron apo edhe nga prindërit tuaj. Ankesa, murmuritje, akuza të panumërta që ju ofrojnë bujarisht dhe ju thjesht shtrëngoni grushtet, në mënyrë që askush të mos qëllohet në fytyrë.

11

Taktika të gabuara. Jeni ju ai që është përgjegjës për jetën tuaj. Askush tjetër. Dhe sa më shpejt ta përqafoni, aq më të qetë do të ndjeheni. Taktika të vështira. Do punë. Por asgjë nuk vjen lehtë, aq më tepër qetësia. Indiferenca ju bën aq të qetë në shpirtin tuaj saqë më pas ju ndihmon të keni një qasje më të qetë ndaj gjithçkaje.

Në fund të fundit, ju e meritoni atë. Jeni në ndonjë program ndëshkimi dhe ju duhet të vazhdoni të vetë-dëmtoheni vazhdimisht? Kështu bëhet masochism. Të gjithë meritojnë një jetë të qetë, larg dialogut të vazhdueshëm në mendje dhe zërave të dytë, për t’ju kritikuar. Qepuani gojën. Dhe, edhe kur shkojnë të thonë diçka përsëri, mbyllni veshët. Kthejeni kokën diku tjetër dhe bëni diçka të bukur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top