Këshilla & Arsye

November 15, 2017 | 9:17

Loja, mënyra më e mirë për kanalizimin e emocioneve të fëmijës

angry-child

Fëmijët e kanë më shumë vështirë se të rriturit për të shprehur frustrimet apo zhgënjimet e tyre nëpërmjet fjalës.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

“Një nga sfidat e fëmijërisë është pikërisht të mësuarit e menaxhimit të impulseve normale të agresivitetit dhe kanalizimi i tyre në mënyra prosociale” apo e thënë shqip, që të ndajë e komunikojë me tjetrin . (VanFleet, Sywulak and CaparosaSniscak, 2010).

Menaxhimi e rregullimi i të shprehurit të këtyre impulseve që janë të lidhura me frikën, zemërimin dhe frustrime të tjera që nxisin manifestimin e agresivitetit, është proces shumë i vështirë psikoemocional. Mënyra më e mirë për kanalizimin e rregullimin e tyre është loja.

Ekzistojnë shumë lloje aktivitetesh e lojrash me të cilat fëmijët mund të mësojnë të menaxhojnë frikën dhe zemërimin e tyre. Nëpërmjet lojës fëmija mëson dhe zhvillon aftësi të reja, si komunikimi me tjetrin, përqëndrimin, mësimin dhe zbatimin e rregullave që hap pas hapi tenton t’i aplikojë në jetën e përditëshme.’

Lojrat në natyrë, lojrat fizike, lojrat e ujit, rërës dhe baltës, janë lojra shumë të shëndetshme që e ndihmojnë fëmijën të kanalizojë emocionet që provon dhe përjeton gjatë ditës. Lojrat gjithashtu, e nxisin fëmijën në zbulimin e aftësive të veta dhe mbi të gjitha, “nxitin aftësinë e të gjeturit”, që profesor Aleksandër Xhuvani i jepte aq shumë rëndësi. Këto lojra bëhen edhe më cilësore dhe marrin edhe më shumë kuptim, kur i rrituri bëhet pjesë e lojës dhe së bashku kalojnë kohë e bëhen më të afërt me njëri-tjetrin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top