Këshilla & Arsye

November 16, 2017 | 10:34

Një mënyrë e thjeshtë, që të ndiheni më pak të lodhur pas punës

lodhje

A doni të rrisni përqendrimin , të rrisni produktivitetin dhe të ktheheni në shtëpi pas punës me më shumë energji dhe humor më të mirë?

Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Journal of Psychology, një shëtitje të shkurtër në pushim dreke është ajo që ju duhet për t’ju stimuluar fizikisht dhe psikologjikisht.

Hulumtuesit studiuan 100 punonjës të specialiteteve të ndryshme.  Atyre iu tha të bënin një shëtitje në një park pranë, ose një seri ushtrimesh të relaksimit në një ndërtesë të qetë, për dhjetë ditë rresht, në pushimin e drekës. Në të dy rastet, aktiviteti ishte 15 minuta i gjatë, pas ngrënies së një vakti të shpejtë.

Javë para, gjatë dhe pas eksperimentit, pjesëmarrësit regjistruan nivelin e tyre të mirëqenies dhe shënonin sa e gëzonin pushimin e tyre.

Në përgjithësi, të gjithë pjesëmarrësit thanë se ndiheshin më mirë dhe më pak të lodhur në pasdite. Megjithatë, efektet pozitive ishin më të mëdha në grupin që shëtiste në park, krahasuar me grupin që ushtronte relaksim. Në të vërtetë, siç thotë udhëheqsja e ekipit kërkimor Marjaana Sianoja, efekti i pushimit ishte i dukshëm për disa orë.

Pra, merrni kohë nga pushimi për të bërë një shëtitje të shkurtër dhe për të parë ndryshimin në humor!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top