Në fokus

October 21, 2016 | 8:08

Luarasi, e ardhme më e ndritur

“Nëse dikush ëndërron vetëm, është vetëm një ëndërr. Nëse shumë ëndërrojnë së bashku, është fillimi i një realiteti të ri”. (Friedensreich Hundertwasser, artist dhe arkitekt austriak)

Zhvillimi dhe përparimi i modeleve arsimore gjithnjë e më shumë po përjetëson aftësi dhe tregues risi për çdo brez shkollor. Në nivel më të lartë studimor, krijimi i praktikave menaxhuese, orientuese dhe mbështetëse mbeten sfida të pashoqe në një treg të ndryshëm arsimor. Për të rinj që kapërcejnë pragun e universitetit, jeta studentore merr një trajtë të re. Vështirësitë në studime, ngarkesa në kurrikula, miqësitë e reja, por edhe shkëputja nga familja apo marrja e përgjegjësive, ka dëshmuar se te studentët ka një rritje të vetëbesimit dhe kërkesë llogarie më të fortë se sa në periudhën më të hershme shkollore. Një motivim për të gjitha këto kushte ku ata gjenden, është edhe Universiteti ‘Luarasi’, i cili ofron praktikën më të mirë për t’i nxitur e mbështetur ata me largpamësi për të ardhmen e tyre. Shembulli i mirë janë edhe këta studentë me pedagogët e tyre, që në një bashkëveprim dhe përmbushje të misionit universitar, kanë shenjuar një të ardhme më të ndritur për brezat që do të pasojnë.

1Dëshmi/Agli Plaku: Mirënjohje ‘Luarasit’

“Me mbarimin e gjimnazit lindi dhe dilema e studimeve që do të ndiqja gjatë universitetit. Dilemë kjo që nuk ishte e lehtë ta ndaje” thotë Agli Plaku. Të ndiqte pasionin apo t’i përshtatej tregut ishte një sfidë më vete. Megjithatë, pas shumë bisedimesh e kërkimesh me persona më të rritur, për të vendosur nëse do të ndiqte pasionin apo ftohtësish një degë që do t’i siguronte një vend pune në të ardhmen, nisi vitin e parë akademik si student i fakultetit të ekonomisë pranë universitetit ‘Luarasi’. “Të studioje në një universitet privat kishte disa përfitime, të cilat të mundësonin një infrastrukturë në mënyrë që të ishe më afër me punën dhe kërkesat e tregut. Aty u njoha me një rrjet shumë të gjerë biznesesh që ishin pjesë e grupit ku bënte pjesë dhe universiteti ynë. Duke qenë ambicioz si natyrë, isha vazhdimisht aktiv në aktivitete të ndryshme, përvojë kjo që më ka vlejtur shumë gjatë viteve të mia si student. Meqenëse universiteti kishte bashkëpunime të shumta, pata fatin të merrja pjesë në grupin e projekteve, ku bashkë me një grup studentësh u angazhuam në një studim tregu, i cili na mundësoi të kthenim në praktikë atë që kishim mësuar në auditorët e universitetit”. Por ambicia e Aglit nuk mbaronte me kaq. Pjesëmarrja në shumë aktivitete bëri që të fitonte më shumë aftësi dhe t’i rritej vetëbesimi. Kështu zgjodhi të kandidonte për kryetar i këshillit studentor, post të cilin e mban prej një viti. Është një strukturë e dedikuar studentëve, aktivizimit të tyre, nxitjes së mendimit kritik dhe afrimit të tyre drejt shkencës. “Përtej egos për të qenë dikush, mora përsipër përgjegjësinë për t’u angazhuar në këshillin studentor, një post që m’u besua nga studentët për të bërë maksimumin që ata të jenë pjesë e aktiviteteve dhe çështjeve që i përkasin jetës studentore. Një tjetër përvojë për të cilën i atribuoj mirënjohje universitetit është punësimi im. Me marrjen e disa bazave, të ndjekura në leksione e aktivitete në aspektet e menaxhimit, m’u dha mundësia për të punuar në një nga bizneset ku universiteti është pjesë. Ndërlidhja e njohurive teorike dhe zbatimi i tyre në praktikë është mundësia më e mirë që mund t’i ndodhë çdo studenti, është ajo të cilët do t’i bëjë ata më të përgatitur për të filluar një punë mbas mbarimit të universitetit. Unë pata fatin që ta bëja. Duhet pranuar që pas çdo eksperience dhe aktiviteti qëndron një punë e kryer me seriozitet dhe përkushtim”.

Botuar në revistën Psikologjia, nr.107

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top