Në fokus

December 6, 2017 | 9:10

Lumturia, gjendje apo ndjenjë?

1

Subjektiviteti i lumturisë e bën pak të vështirë përkufizimin e saj. Është thelbësore në mirëqenien e individit. Vjen bashkë me shumë elementë të tjerë për të plotësuar individin. Vazhdimësia është përbërësi kryesor i lumturisë. Mentaliteti ynë e përkufizon lumturinë si pikën fundore të arritjes, të qëllimit. Por duhet ta shohim si një proces që vazhdon e plotësohet etapë mbas etape për të marrë më të mirën nga kjo gjendje.

silvanaLumturia është gjendje apo ndjenjë? Të dyja. Të përfshin emocionalisht dhe fizikisht. Dallohet tek individi menjëherë nëse është apo nëse mungon. Pasqyrohet në veprime e fjalë. Ndaj mendoj se është edhe ndjenjë (brenda individit), edhe gjendje (jashtë tij). Sipas Franz Kafka “lumturia është çështje zemre, jo dukjeje”. Përmenda pak më lartë që e shohim si pikën fundore të arritjes, të qëllimit. Realisht na jep “dorë” të vazhdojmë të plotësohemi si individë (hierarkia e nevojave të Maslow-t). Zhvillimi i lumturisë përgjatë viteve Me kalimin e viteve njerëzimi evoluon. Kështu ka evoluar edhe arsyeja e lumturisë. Po të bisedosh me prindërit ose gjyshërit kupton se lumturoheshin për arsye që nuk na lumturojnë ne sot dhe anasjelltas. Kemi karakter mesdhetar dhe i marrim “me rrëmbim” situatat. Duam të gjejmë fundin sa më shpejt. Por çdo proces ka kohën e tij. Duke kërkuar lumturinë (fundin) humbasim shumë përjetime nga i gjithë procesi i arritjes deri aty. Të ndash hallin me tjetrin do të thotë ta përgjysmosh atë. Të ndash lumturinë me tjetrin, do të thotë ta dyfishosh atë. Përdoreni si moto në jetë dhe do ndjeni frytet e pozitivizmit në jetën tuaj. Kolektivizimi i një populli komunist e detyron individin “të shohë te pjata e tjetrit, edhe duke e pasur të vetën plot”. Këtë e vuan ende shoqëria jonë. Ne jemi të lumtur, por pasi sigurohemi që tjetri nuk ka lumturi më të madhe se ne. Në qoftë se nuk gëzohemi dot për lumturinë e tjetrit, të paktën të mos xhelozojmë për të. Përjetoni në maksimum lumturinë tuaj!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top