Aktualitet

April 9, 2022 | 12:20

“Mami pi gjithë natën në lokal, nuk punon dhe…”- I mituri në mëshirë të fatit: S’më del gjumi dhe nuk shkoj në shkollë! Fle rrugëve 

Ka shumë arsye, delikate dhe jo vetëm që çojnë në situata të tilla. Problemi është mbështetja, zgjidhja e problemit nga shumë instanca përgjegjëse. Por, për këtë, duhet jo vetëm vullnet, por sedër, ndërgjegje! 

 

Një i mitur 7-vjeçar, i cili duhet të shkonte çdo ditë në shkollë si gjithë fëmijët e tjerë është braktisur nga nëna e tij dhe jo vetëm që nuk shkon në shkollë, por ai thotë se fle edhe rrugëve.

Rasti është denoncuar në emisionin Stop, ndërsa fëmija thotë se nëna e tij e kalon gjithë natën jashtë duke pirë. 

femija

 

Edhe vetë i vogli është i ndërgjegjshëm, që për të kujdeset një komshije e quajtur Albana pasi e ëma kthehet pas mesnate dhe rri e pi në lokal. 

 

Qytetari: Ku ishe? 

 

Djali: Te lokali. 

 

Qytetari: Ku po ikën? 

 

Djali: Te shtëpia. 

 

Qytetari: Ke njeri te shtëpia? 

 

Djali: Jo! 

 

Qytetari: Ku është mami? 

 

Djali: Te Sinani.(lokali) 

 

Qytetari: Ça po bën aty? 

 

Djali: Po rri. 

 

Qytetari: Po pi ë? 

 

Djali: Po! 

 

Qytetari: Ke qenë në shtëpi sot? 

 

Djali: Jo! 

 

Qytetari: Gjithë ditën rrugëve ë…. 

 

Por kush kujdeset për 7-vjeçarin kur nuk është nëna e tij në shtëpi? 

 

Qytetari: Kush të ndërroi ty? 

 

Djali: Albana. 

 

Qytetari: Ishe bërë qull ti? 

 

Djali: Po! 

 

Qytetari: Po pse, ku u lage ti? 

 

Djali: Në shi. 

 

Qytetari: Ku e ke mamin? 

 

Djali: Te Sinani. (lokali) 

 

Qytetari: Po ça po bën aty ajo? 

 

Djali: Po pi. 

 

Qytetari: Ça po pi ajo? 

 

Djali: Birra. 

 

Qytetari: Po bukë kush të dha? 

 

Djali: Albana. 

 

Qytetari: Do flesh këtu sonte ti? 

 

Djali: Po! 

 

Qytetari: Shumë mirë! Ikëm neve. Nesër do shihemi prapë, mirë? 

 

Djali: Mirë! 

 

Qytetari: Natën e mirë! 

 

Djali: Natën! 

fb_img_1649499579884

 

Banorët e njësisë 5 shprehen se u vjen keq, ndaj kujdesen ata për fëmijën. Janë pikërisht fqinjët e 7- vjeçarit që kërkojnë sistemimin e tij në një qendër ku të kujdesen për të. 

 

Banori: Kemi ardhur këtu për një hall të madh, kemi një fëmijë të vogël që nuk e mban nëna e tij, rri çdo ditë nëpër lokale dhe nuk përkujdeset. Detyrimisht, unë me nusen time Albanën e mbajmë tek shtëpia jonë dhe i japin çfarë i do qejfi atij sepse nëna e lë pa bukë e pa veshje. 

 

Gazetarja: Po ku shkon nëna? 

 

Banori: Nëna shkon ku i do qejfi. Nuk punon fare, shkon nëpër lokale dhe bën qefin e vet. 

 

Gazetarja: Po kush kujdeset për këtë fëmijë? 

 

Banori: Ne, unë dhe Albana. Ne e kemi mbajtur 1 muaj, 2 këtu. 

 

Gazetarja: Po nuk e kuptoj, ku shkon nëna? 

 

Banorja: Nëna çohet në orën 4 pasdite dhe ikën ditën në lokal deri në 2-3 të mëngjesit. 

 

Gazetarja: Po çfarë bën deri në orën 2 të mëngjesit? 

 

Banorja: Pi. 

 

Banori: Duhet të dërgohet tek shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” me rregulla, me gjëra sepse është një njeri i zgjuar, i edukuar vetëm se kjo e ka lënë 2 muaj pa shkollë sepse vjen në orën 3 të mëngjesit. E mbaj unë personalisht sepse më vjen keq sepse kam fëmijë. “Stop-in” e dua shumë, i dua të gjithë si Gentin, si Saimirin i dua në mënyrë shembullore sepse janë çuna të mirë dhe bëjnë. 

 

Por çfarë thotë 7-vjeçari për “Stop”? 

 

Gazetarja: Si quhesh? 

 

Fëmija: Aleks. 

 

Gazetarja: Sa vjeç je? 

 

Fëmija: 7 vjeç. 

 

Gazetarja: Në çfarë shkolle? 

 

Fëmija: Tek “Vasil Shanto”. 

 

Gazetarja: Ke vajtur tek shkolla? 

 

Fëmija: Jo. 

 

Gazetarja: Sa ditë ka që nuk ke vajtur tek shkolla? 

 

Fëmija: 3 muaj. Nuk më çon mami. 

 

Gazetarja: Pse nuk të çon mami? 

 

Fëmija: Nuk i del gjumi, as mua nuk më del. 

 

Gazetarja: Pse nuk i del gjumi mamit? 

 

Fëmija: Vjen në 3 të natës. 

 

Gazetarja: Po çfarë pune bën mami? 

 

Fëmija: Nuk punon, pi. Gënjen kur thotë se bëj punë. 

 

Gazetarja: Po për ty kush kujdeset? 

 

Fëmija: Të tjerët, Albana. Ajo zonja aty. 

 

Gazetarja: Kush të ushqen, kush të vesh? 

 

Fëmija: U laga një ditë, më ndërroi Albana dhe pastaj mami ishte tek lokali, po pinte. 

 

Gazetarja: Po mirë, në darkë ti nuk është se del rrugëve vetëm apo jo? 

 

Fëmija: Dal. 

 

Gazetarja: A nuk ke frikë? 

 

Fëmija: Jo. 

 

Gazetarja: Ku shkon ti? 

 

Fëmija: Ja, këtu tek Albana. Flej aty përtokë tek ai tapeti. Më jep një jastëk që të vë kokën. Merr një batanije tek komishja tjetër dhe më mbulon. 

 

Gazetarja: Ku? Hajde ma trego. 

 

Fëmija: Flej këtu. 

 

Gazetarja: Pra, Aleksi derisa të vijë mami ti qëndron këtu, pastaj kur vjen mami të merr? 

 

Fëmija: Jo, nuk më merr. 

 

Gazetarja: Ditën tjetër e takon mamin? 

 

Fëmija: Ehh… Deri kur vjen mëngjesi këtu fle. 

 

Gazetarja: Këtu të mban Albana? 

 

Fëmija: Eh…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top