Mirëqenie

April 20, 2020 | 8:01

Manula Kotini: Njeriu te njeriu, në gatishmëritë e tij

 

Engjëlli i tokës, djalli ende ka punë për të bërë, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë. Nuk dimë nga na vjen e keqja, nga vetja, nga djalli apo nga engjëlli. Analizimi i anës karakteriale të profilit psikologjik të njeriut si dosje teologjike nuk është shaka, është atmosferë e përbashkët shumë serioze. Njerëzit kryejnë lapsuse të përditshme, lapsuse këto të cilat vijnë nga e brendshmja e njeriut te njeriu, dhe nga vetë brendësia e njeriut pa pasur domosdoshmëri siamezin e lapsusit të lindur në të tërë racën njerëzore njëherësh. 

Manula Kotini Avokate

Manula Kotini
Avokate

Të lartit shihen si tempullarët e fisnikërisë, të larët, teë çdebituarit, pa asnjë detyrim poshtë, shihen si pasunarët, aristokratët dhe zotëruesit e dijes. Të ultit shihen si njerëz që kur i la perëndia bashkë me djallin në tokë, u dha të kuptojnë se u detyrohen të lartëve nga fjala anglisht e çkodifikuar në italisht devil, detyrohesh lart. 

Në tërë jetën, njerëzit kanë luftuar në tokë kundër djallit, dhe kanë harruar që djalli është aleati i tyre më i denjë për të sjellë në vete të lartët. Sjellja në vete e të lartëve, engjëjve të Perëndisë nuk është lojë, nuk është humbje kohe, nuk është lëpirje këmbësh, nuk është puthje duarsh, nuk është as çështje parash. Askush nuk dëshiron të ndihet keq as kur është engjëlli lart dhe as kur është në ferrin e djallit i ulti dhe i palari. 

Detyrimet me njeriun ndonjëherë nisin qysh në lindje, dhe ndonjëherë nuk janë detyrime që burojnë nga vetë njeriu, nga vetë origjina e tij e brendshme. Të lidhur me detyrime, shumë njerëz detyrohen të luftojnë për të ndenjur në vendin e pastër ku ishin. Pështjellimi i lartësisë me aristokraci, virtyte, cilësi, fisnikëri, para, ara, vila, jahte, argjendari floriri, diamante, makina të shtrenjta, biblioteka librash, piktura, antikuare janë kufiri që vënë të lartit pa asnjë borxh përkundrejt Perëndisë. Lapsuset e tyre, fajet e tyre, gjynahet e tyre i kanë numëruar vetë, nuk ia ka numëruar Perëndia dhe tempulli ku janë larë. Në çastin e ndjenjës diskriminuese, fyerjeve të rënda, krahasimit të vlerave të njeriut a thuajse janë objekte pa shpirt dhe zemër në tregun e skllavërisë së harbutërisë së të lartëve, të të larëve, nis dhe larja e hesapeve. Sigurisht që këto hesape nisin dhe dëftohen nga engjëlli i Perëndisë i mbetur poshtë si qen nën tokë, djalli!

Parë teologjikisht, karakteret psikologjike të njeriut krahasohen dhe vihen në peshoren e drejtësisë së djallit. Tempullizimi nuk lejohet të hyjë. Vrarja e brendshme e njeriut zhvendoset andej nga ka ardhur, ndoshta dhe nga të ultit tek të ultit, dhe nga të ultit tek të lartit, apo dhe nga të lartit tek të lartit. Një gjë është e sigurt, faji shkon në vendin e vet, dhe secili çlirohet psikologjikisht nga fyerjet e rënda të ndarjes klasore njerëzore. Të detyrohesh lart në para është gjë tjetër dhe të detyrohesh poshtë në para është sërish gjë tjetër.

Paraja që blen skllavërinë në ditët e sotme është paraja e duhur për të blerë  dhe vetë të lartët për t’u ngritur lart dhe mbyllur në tempullin e famshëm ku secilit vazhdon dhe i gënjen mendja se është i lartë. Bilanci dhe balancat e fyerjeve, ofendimeve, fajeve, vrarjes së brendshme të njeriut dhe ndërgjegjes së tij, i mbeten në dotë si psikologjisë dhe drejtësisë tek të detyruarit ndaj të lartëve. Të detyrohesh lart është nuli më i madh që i ka dhënë iluminateve si zgjidhje ekuacionale një fjalë bible. Psikologjikisht detyrimi ndaj të lartëve është vrasje e ngadalshme e brendshme e njeriut kundër të cilës duhet punuar me profesionalizëm djalli dhe psikologu. E them këtë pasi nuk mundet që logjikisht të justifikohet si engjëllizim lartësia e njeriut, edhe kjo është absurditeti më i madh që i është dhënë si makutëri ciceronëve tanë të Pompeit njerëzor dhe çnjerezor.

Përuljet e njeriut janë fyese, lënë gjurmë hakmarrëse nga njeriu te çnjeriu ose nga çnjeriu te njeriu. Kjo pasi fajet janë zinxhiri i njeriu te njeriu dhe përgjegjësia duhet të mbetet në një vend, pa lënë mënjanë dhe rrethanat. Gjykimi i rrethanave nuk mund të lërë pa fajtor kërkënd, edhe pse shumë njerës thonë se faji është jetim. Në të vërtetë, paraja dhe luksi mund të blejnë anën materiale të njeriut, por jo fajet e njerëzve, qofshin këto faje të përbashkëta apo faje personale të njeriut. E kush do të ishte ai djall që do të blinte fajin që nuk e ka bërë? Asnjë! E kush do të ishte ai engjëll që do të blinte fajin që e ka bërë vetë. Të lartit e rremë! 

Po i parë nga ana prizmatike, faji gjithnjë ka një pikënisje, dhe kjo pikënisje mund të jetë dhe si mesazh maratonomaku për t’u larë, njerëzit te njëri-tjetri. Meritokracia e larjes së fajit shihet si një detyrë familjare e njeriut për t’u shpaguar para derës së tij dhe para të tërë dyerve të mundshme. Me shpagimin e fajeve shihesh dhe mirë mendërisht nga ana e psikologut, me mosshpagimin e fajeve shihesh po mirë nga ana e syve të psikologut, duke harruar që të kryhet analiza e ndjenjës negative të brendshme, duke harruar analizën e vrasjes së ndërgjegjjes për një faj që nuk e ka kryer një njeri po e ka kryer një njeri-tjetër, apo në harrim të vetvetes dhe lartësisë tënde nga të tjerët, me synim përfitim vendi klasor në tempullin e famshëm të të lartëve.

1

Në këtë ecejake të atmosferës së kuadratit teologjik të psikologjisjes së fajtorit dhe jo fajtorit, nis edhe humbja e kohës dhe fitimi i kohës së dyanshme si për pseudo të lartët, dhe për pseudo të ultit, apo si për të lartit dhe për të ultit. Dëmtimi i njeriut nga njeriu zgjidhet në mënyra të tjera, kjo edhe me urdhër të psikologut, edhe me dëshirën për të mos informuar se sa mirë punon një psikolog profesionist mjafton që faji mos të mbetet te njeriu i gabuar, mjafton që fajit t’i gjendet rrethana, shkaku, skema, dhe i zoti. 

Në konceptimin e fajit, spektri psikologjik është shumë i butë, deri në atë farë detaji sa të nxjerrë në sipërfaqe dhe krrundet më të rrezikshme të origjinës dhe synimit të nisjes së fajit nga një njeri tek tjetri. E në këtë bilanc dhe balancë shpëtimi, nuk vjen nga tempulli i engjëjve të lartë por nga djalli i tempullit të borxhlinjve, të deteve. Psikologjikisht çlirimi i brendshëm nis nga zhvendosja e vrasjes së brendshme të ndërgjegjes nga i pafajshmi te fajtori. Në kuadrin ligjor, analiza e përcaktimit të fajit është tepër e thatë, e ngushtuar. Në kuadrin e djallit dhe punëve të djallit, analiza e përcaktimit të fajit është negatishmëri të plotë në ambientin tempullor si të të utëve dhe të të lartvëe, që nuk ta pret mendja.

Në bazë të të drejtave të njeriut, jo të çnjeriut, nuk duhet të ndihet keq asnjë çast, asnjë njeri çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, nuk duhet të ndihet i kërcënuar kur gëzon asnjë njeri. Të përulesh para një njeriu, secili prej secilëve duhet të pranojë mbi të tëra të përulet para vetes. Të lartësohesh para çdo njeriu, secili nga secilit duhet të lartësohet para vetes së tij.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top