Lifestyle

April 19, 2020 | 17:52

Të hënën e 20 prillit në të gjitha pikat e shitjes edhe revista “Psikologjia”

 

Shtypi i shkruar i rikthehet normalitetit. Bashkë me gazetat dhe publikimet mediatike, të hënën e 20 prillit do gjeni në treg në mbarë vendin edhe revistën “Psikologjia”.

1

Pas një pauze njëmujore, sikundër e gjithë media e shkruar, revista “Psikologjia”, rikthehet në treg për lexuesit e saj. Kjo dalje përkon me numrin 154 të saj, i cili nuk mundi të dilte në pikat e shitjes për shkak të situatës. Natyrisht që ecuria e punës tonë nuk ka reshtur, duke vijuar normalisht përgatitjen e numrave pasardhës, për t’i qëndruar korrekt punës tonë dhe lexuesit të abonuar, tanimë prej 15 vitesh. 

Në mirënjohje edhe të mesazheve të pafundme në adresë të revistës, për të blerë revistën, nga e hëna e tutje revistën “Psikologjia” do të mund ta gjeni në çdo pikë shitjeje në mbarë vendin. 

Një falenderim në këtë rast edhe për të gjithë bashkëpunëtorët, psikologët që na kanë mbështetur me dëshmi, këshilla dhe informacione për ta kaluar sa më lehtë situatën e pandemisë botërore të shkaktuar nga Covid-19. 

Falenderim i veçantë edhe për të gjithë lexuesit që nuk kanë hezituar të kërkojnë ndihmë përmes portalit tonë, duke u kthyer në kohë përgjigjet e psikologëve. 

Shpresojmë t’ju kemi ardhur në ndihmë dhe ta vazhdojmë sa më gjatë këtë rrugëtim për një jetë të shëndetshme!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top