Mirëqenie

December 20, 2018 | 13:27

Përdorimi i bimës magjike Aloe Vera do të ndryshojë plotësisht pamjen tuaj

Në pamje të parë, Aloe Vera mund të mos jetë bima e preferuar për të dekoruar ambientet e brendshme të shtëpisë pasi nuk ka erë, nuk lulëzon dhe gjethet e saj në trajtë gjembaçi nuk duken aspak dashamirëse.

Por, pas kësaj fshihen mbi 75 ushqyes dhe 200 përbërës aktivë, përfshirë mineralet (kalcium, hekur, kalium, selen), vitaminat A, B, C, D dhe E, antioksidantë e përbërës të fuqishëm me veprim anti-inflamator. Vitet e fundit , ajo është shndërruar në një prej bimëve më të preferuara në industrinë komzetike, por nëse keni një të tillë në shtëpi nuk keni pse të harxhoni para për kremra e maska të shtrenjta.

Ju ftojmë të lexoni e përdorni tre maskat e mëposhtme:

  1. Maskë për lëkurën e thatë

Aloe vera përbën një prej trajtimeve më efektive në ritualin e përkujdesjes së lëkurës së thatë.

Për këtë maskë ju nevojiten: 2 lugë gjelle xhel Aloe vera, 2 lugë gjelle kos natyral dhe 2 lugë gjelle me lëng kastraveci. Pasi të qëroni kastraveci, kalojeni në frulator me pak ujë derisa të krijohet një masë e lëngshme. Bashkoni të gjithë përbërësit e maskës në një enë dhe vazhdoni me përzierjen derisa të formohet një masë homogjene.

Më pas aplikojeni në gjithë sipërfaqen e lëkurës derisa të mbulohet njëtrajtësisht. Lëreni maskën të veprojë për 15-20 minuta dhe shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

  1. Maskë për fytyrën e yndyrshme

Një prej problemeve më të mëdha me të cilat përballet çdo njeri që ka fytyrë të yndyrshme është se kjo lloj lëkurë ka nevojë për shumë trajtim në mënyrë që të mbetet efekti luçid/ndriçues që ka pothuaj gjithmonë.

Përbërësit e maskës: 1 kokërr vezë, 1 lugë gjelle xhel Aloe vera, 1 lugë çaji mjaltë dhe dy lugë çaji me miell elbi. Rrihni fillimisht vezën, shtoni miellin e elbit, xhelin e Aloe veras dhe mjaltin. Vazhdoni përzierjen derisa masa të bëhet gjysmë e lëngshme.

Lani fytyrën pa e tharë plotësisht dhe përhapni maskën me ndihmën e një peneli ose sfungjeri. Lëreni të thahet plotësisht, do ta kuptoni këtë gjë pasi maska ka një efekt shtrëngues. Në fund lajeni fytyrën me ujë të vakët.

  1. Maskë për të zbehur njollat kafe

Njollat kafe, të njohura me emrin melasma, krijohen si rezultat i hiperpigmentimit të lëkurës. Ekspozimi i tepruar në diell, shtatzënia dhe përdorimi i produkteve të dëmshme për lëkurën janë disa nga faktorët që zhvillojnë më tej këtë problem estetik.

Maska e mëposhtme do t’ju ndihmojë të zbehni njollat kafe derisa të zhduken plotësisht. Në një enë të vogël qelqi shtoni lëngun e dy limonëve të freskët dhe 2 lugë gjelle Aloe vera.

Përziejini me lugë derisa të lidhen përbërësit. Futeni vazon në ngrirje për 12 minuta. Merrni nga pak çdo ditë dhe lyeni fytyrën para se të flini gjumë. Nuk ka nevojë për shpëlarje.

 

Burimi / supershendeti.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top