Maskat e fytyrës janë trajtimet e preferuara të lëkurës. Produkte, tashmë të kthyera në një moment të vërtetë relaksi, si për lëkurën ashtu edhe për mendjen. Rigjeneruese dhe hidratuese për lëkurën tonë, maskat e fytyrës janë veçanërisht të dobishme në dimër, kur temperaturat bëhen më të ngurta dhe bëhet e nevojshme t’i kushtohet një moment kujdesi shtesë për ta mbajtur lëkurën të hidratuar, rrezatuese dhe të ushqyer.
Në shtëpitë tona mund të gjejmë përbërës aleatë bukurie për të bërë maska absolutisht të mrekullueshme për fytyrën. Kosi, banania dhe avokado janë super ushqime, që përveçse janë të mira për trupin tonë, e ushqejnë atë thellë, duke e mbrojtur nga të ftohtit dhe era. Sidomos për personat me lëkurë të ndjeshme ose ata ato që priren të kenë lëkurë të thatë, këto maska fytyre ju lejojnë të luftoni efektin e urryer të “shtrëngimit të lëkurës”, duke i dhënë fytyrës shkëlqim dhe energji.
Maskë hidratuese për fytyrën me banane
Maska me 3 përbërës të mrekullueshëm për të hidratuar dhe ushqyer thellësisht lëkurën e thatë: banane, e pasur me kalium dhe beta-karoten, vaj ulliri ekstra të virgjër me veti zbutëse dhe elastike dhe së fundi, kos të bardhë që i jep freski dhe butësi.
Grijeni bananen dhe shtoni ngadalë një lugë çaji vaj dhe dy lugë kos. Pasi të jetë gati, aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni për 15/20 minuta.
Maskë fytyre me avokado për rinovimin e qelizave
Avokado është një përbërës i dashur nga të gjithë! Është ndër aleatët më të mirë për të luftuar lëkurën e thatë dhe falë vitaminës E në brendësi të saj jep elasticitet, hidraton dhe nxit rinovimin e qelizave.
Kjo maskë super hidratuese dhe ushqyese bëhet duke grirë tulin e një avokadoje të pjekur, duke i shtuar mjaltë. Thjesht përhapeni në fytyrë dhe qafë dhe mbajeni edhe për 30 minuta për të parë rezultatet.
Maskë me bajame, kos dhe pjeshkë
Maska më e fundit hidratuese e fytyrës DIY që ju rekomandojmë ta bëni në shtëpi është e përkryer për ata me lëkurë të thatë dhe të papastër. Falë bajameve në brendësi, që veprojnë duke eksfoluar thellë lëkurën, do të merrni një scrub shumë natyral.
Për të përgatitur këtë maskë, mjafton të grisni një grusht bajame në blender dhe shtoni dy lugë kos dhe – nëse dëshironi – edhe tulin e grimcuar të një pjeshke. Aplikojeni në fytyrë me lëvizje rrethore dhe lëreni për 15 minuta.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Vogue.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.