Këshilla & Arsye

April 25, 2018 | 11:45

Mbani parasysh të kaluarën për të vendosur qëllimet e së ardhmes

Synimet më të larta na bëjnë që të hyjmë në një rrugë të përmirësimit të vetes dhe në një rrjedhë të vazhdueshme të zbulimeve dhe ndryshimeve të reja.

Përgjithësisht dhjetori si muaji i fundit i vitit na shërben për të bërë një rezyme të atyre që arritëm gjatë vitit që kaluam, në mënyrë që të hartojmë listën me qëllimet më të mira për vitin pasardhës, konkretisht 2018-ën. Por si të imagjinojmë një realitet që mbi të gjitha, respekton parimin e #BeMoreHuman?

Ka një parim i cili na mëson se duke lidhur aspektet mendore, fizike dhe shoqërore ne jemi në gjendje t’i qasemi vetes në një mënyrë pozitive dhe proaktive.

Me një vështrim në të kaluarën ne mund të marrim pjesë dhe të vendosim se çfarë të bëjmë me të ardhmen tonë, nëse qëllimi ynë është që gjithmonë të përmirësohemi.

Por si t’i projektojmë këto mësime drejt së ardhmes? Në mënyrë të tillë që këto vlera të bëhen qëllime të vërteta!

Qëllimet e mira të 2018-ës që gjithmonë duhen përmirësuar

Duke parë vitin 2017, synimet tona për vitin e ardhshëm janë pjesë e një projekti të vetëm: synimi për përmirësim, braktisja e diktaturës së kanuneve për të gjetur një dimension në të cilin ne jemi të qetë.

Ja cilat janë synimet e mira:

1) Të shtojmë unicitetin tonë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të jemi vetvetja

2) Të mësojmë që gjithnjë ta duam trupin tonë, sepse vetëm në këtë mënyrë ne mund ta nderojmë me të vërtetë atë.

3) Ta konsiderojmë të kaluarën si përvojë formuese, sepse në këtë mënyrë e bëjmë atë pjesë aktive të së ardhmes sonë.

4) Të eliminojmë mendimet që pengojnë potencialin tonë, sepse në këtë mënyrë i kapërcejmë kufijtë tanë.

5)Të kuptojmë se respektimi i vetes është i barabartë me respektimin e njerëzve që duam, bashkë me të cilët jemi më të fortë.

Me një vështrim në të kaluarën dhe sytë që tregojnë të ardhmen, bashkimin mes mendjes, trupit dhe atyre që na rrethojnë, duket se gjen dimensionin e përsosur për t’u shprehur plotësisht.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / https://www.alfemminile.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top