FB

February 17, 2021 | 8:23

Mbipesha emocionale, pasiguritë që fshihen përmes të ngrënit pa kriter

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

Ushqimi është ngushëllues dhe në situata stresuese e kërkojmë qetësimin tek ushqimet me shumë yndyrë dhe sheqer. Arsyeja më e fortë se përse hamë ushqim kur ndjehemi të pafuqishëm, ose kemi ngërçe emocionale nuk është vetëm “komoditeti” sipërfaqësor që ofron. Është një mënyrë për të shpëtuar nga ajo që po ndiejmë, një mënyrë për të fshehur dhe mbështjellë emocionet tona. Një person me mbipeshë emocionale mund të mbrojë veten nga pasiguritë e tij duke ngrënë.

1

Trupi është një pasqyrë e mirëqenies sonë emocionale dhe pasqyron gjendjen tonë mendore dhe llojin e emocioneve që ushqejmë. Fjalia e vjetër e urtë “Ne jemi ajo që hamë” mund të interpretohet përsëri si “ne jemi ajo që ndiejmë”. Llojet e ndryshme të emocioneve negative krijojnë një nivel të larmishëm të mungesave në trup, të cilat ne i mbushim duke ngrënë ëmbëlsira, të skuqura, të ftohta, të tharta, etj.

Trupi punon në mënyrë komplekse dhe secila qelizë punon individualisht për të mbrojtur veten. Duke thithur energji, mendime dhe fjalë, këto qeliza regjistrojnë stimuj të jashtëm dhe i përpunojnë ato për të krijuar një veprim.

Mesazhi emocional që i dërgojmë trupit tonë është përmes reagimeve tona ndaj situatave të ndryshme përreth nesh dhe këto reagime nga ana tjetër ndikojnë në gjendjen dhe pamjen tonë fizike.

Ky mekanizëm funksionon në sfondin e vetëdijes. Si?

Për shembull, kur ndihemi të pasigurt dhe të paaftë për të shprehur këtë pasiguri për shkak të egos sonë ose ndonjë kufizimi tjetër emocional, ne e shtypim këtë pasiguri ose frikë. Kjo frikë nga shprehja e vet çon në zhgënjim dhe zhgënjimi çon në zemërim. Shpesh kur jemi të zemëruar, bëhemi mbrojtës në veprimet tona.

Qelizat, siç u përmend më lartë, përpunojnë kërkesat mbrojtëse si një mënyrë për të mbrojtur mjedisin e tyre me yndyrë, duke rritur kështu ruajtjen e yndyrës në trup. Shtresa mbrojtëse e dhjamit është vendi i fshehjes së një personi kompleks, të pasigurt, që përpiqet të sprapsë një situatë aktuale.

Lokalizimi i emocioneve të mishëruara përmes Bioresonancës Diagnostike është hapi i parë i madh i ndryshimit në gjendjen e mbipeshes emocionale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top