Aktualitet

October 26, 2021 | 8:07

“Me këtë letër paraqes dorëheqjen time”: nëna e zemëruar i shkruan familjes për të shprehur zemërim ndaj mungesës së respektit dhe bashkëpunimit

Një nënë i shkruan një letër familjes së saj për t’iu shfryrë, pasi të arriti limitin e durimit. Si një nënë me shumë detyra, që kujdeset për çdo punë shtëpie dhe për çdo anëtar të familjes së saj, gruaja tha se ishte e rraskapitur dhe e acaruar. Në letrën që vendosi të shkruante, ajo ankohej për mungesën e bashkëpunimit nga ana e bashkëshortit dhe fëmijëve të saj. Pasi ka kryer prej vitesh rolin e saj si nënë, bashkëshorte, amvisë dhe menaxhere e shtëpisë së saj, ajo vendosi të protestojë.

00Duke ndjerë nevojën për t’u shfryrë, kjo nënë i shkruan një letër familjes ku tregonte ankesat. “Me këtë letër paraqes dorëheqjen time nga detyrat në kuzhinë, nga mbajtja e kësaj familjeje, derisa të ketë respekt dhe konsideratë të ndërsjellë brenda saj. Për vite me radhë, supozohej se do të isha unë ajo që do të mblidhja çorapet rreth shtëpisë, do të mblidhja fletushkat e padëshiruara, do të hiqja filxhanët e kafesë nga tryeza për t’i vendosur në pjatalarëse, do të varja rrobat e lëna jashtë vendit, do të nxirrja telekomandën nga poshtë divanit, do të fikja dritat, të vija në punë lavastoviljen, të bëja detyrat e harruara, deri tek ndërrimi i rrotullës së letrës higjienike“.

02

Një episod e bëri atë të kundërvihej nga roli i saj si shtëpiake, nënë dhe grua, siç shkruante në letër: “Por unë arrita kufirin tim këtë fundjavë. Të gjithëve iu duk qesharake kur qeni gjeti një fetë mango. Ai luajti me të, e lëpiu, ecte nëpër shtëpi, duke e lëshuar në tokë […]. Të gjithë e keni parë, keni bërë foto, jeni argëtuar si qeni, të mërzitur, gati për diçka të re […]”.

Duke u ankuar për sjelljen e fëmijëve dhe burrit të saj, ajo vazhdoi të shfryhej, duke renditur të gjitha detyrat e saj të përditshme: punët e shtëpisë, pagesën e faturave, blerjet, pastrimin e kopshtit, kujdesin dhe vizitën e kafshëve tek veterineri. Një listë e gjatë detyrash që ka treguar se mbi supet e saj rëndojnë shumë detyra dhe përgjegjësi: pra menaxhimi i plotë i shtëpisë dhe i familjes.

“Shtëpia është si një biznes dhe e menaxhoj mirë. Mos e abuzoni. Nuk më intereson të pastroj veshët e qenit, t’i ndryshoj rërën maces, t’i pres thonjtë zogut. Unë e bëj këtë me zemër, plot dashuri, sepse këto qenie kanë nevojë dhe unë kujdesem për to, sepse zgjedh ta bëj. Por ju nuk jeni një nga kafshët e mia shtëpiake”, – tha gruaja, e cila nuk heshti për zhgënjimin e saj për marrëdhëniet familjare të jetuara në shtëpi.

03

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top