Më në fund ditë të bardha për Admirin dhe nënën e tij të moshuar. Sezonin e kaluar Elvis Naçi i premtoi Admirit kur shkoi ta takonte në banesën e vjetër se së shpejti do niste puna për ndërtimin e një banese të re nga themelet. Gjatë javës, Elvisi dhe Sidriti i bën një surprizë të bukur familjes por ata vijnë tashmë me çelësat në dorë, siç kishin premtuar.
Sabushja hapi derën për të parë shtëpinë e re të akomoduar. Shtëpia e vjetër e ndërtuar me baltë i mbetët të kaluarës. Kjo është një tjetër banesë e re e ndërtuar nga themelet. Gjyshja uron nga zemra shqiptarët që e ndihmuan, ndërsa Sidriti këndon bashkë me Admirin këngën e njohur në mbarë shqiptarinë “Xhamadani vija-vija”. Elvisi iu drejtua Admirit dhe u shpreh: “po bëhemi model pozitiv për shqiptarët kudo në diasporë, uroj të kemi vendosur pak gëzim në sytë e zemrës tënde”.
Burimi / BalkanWeb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.