Në fokus

December 22, 2018 | 9:54

Më në fund ditë të bardha për Admirin e verbër dhe nënën e tij të moshuar

Më në fund ditë të bardha për Admirin dhe nënën e tij të moshuar.  Sezonin e kaluar Elvis Naçi i premtoi Admirit kur shkoi ta takonte në banesën e vjetër se së shpejti do niste puna për ndërtimin e një banese të re nga themelet. Gjatë javës, Elvisi dhe Sidriti i bën një surprizë të bukur familjes por ata vijnë tashmë me çelësat në dorë, siç kishin premtuar.

Sabushja hapi derën për të parë shtëpinë e re të akomoduar. Shtëpia e vjetër e ndërtuar me baltë i mbetët të kaluarës. Kjo është një tjetër banesë e re e ndërtuar nga themelet. Gjyshja uron nga zemra shqiptarët që e ndihmuan, ndërsa Sidriti këndon bashkë me Admirin këngën e njohur në mbarë shqiptarinë “Xhamadani vija-vija”. Elvisi iu drejtua Admirit dhe u shpreh: “po bëhemi model pozitiv për shqiptarët kudo në diasporë, uroj të kemi vendosur pak gëzim në sytë e zemrës tënde”.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top