Në fokus

December 22, 2018 | 10:31

Fondacioni “FAB”, dhurata për fëmijët jetimë dhe me aftësi ndryshe

Ashtu si viti e kaluar, zv. presidentët e “Hysenbelliu Group” dhe drejtuesit e Fondacionit “FAB”, Fabiola dhe Fatmir Hysenbelliu, kanë zgjedhur të bëjnë të lumtur disa fëmijë në nevojë. Ata kanë mbledhur dje rreth 100 fëmijë jetimë nga e gjithë Shqipëria, në ambientet e një restoranti në Dajt dhe kanë bërë për ta një festë të mrekullueshme, me ushqime të mira, dhurata dhe festë me animatorë. Për fëmijët kjo festë ishte një ëndërr e vërtetë.

Gjithashtu, Fabiola dhe Fatmir Hysenbelliu vendosën të vizitojnë edhe qendrën rezidenciale të zhvillimit të fëmijëve “Pëllumbat” në kryeqytet. Drejtoresha e kësaj qendre i ka dhuruar Fondacionit “FAB”, pjesë e “Hysenbelliu Group”, një certifikatë mirënjohjeje në shenjë falënderimi për ndihmën e ofruar. Përgjatë gjithë vitit, Fondacioni “FAB” do të vijojë misionin e tij për t’u gjendur pranë fëmijëve, që kanë nevojë për mbështetje, duke sjellë shembuj të denjë e humanë për shoqërinë.

Zv.presidentja e “Hysenbelliu Group”, Fabiola Hysenbelliu, u shpreh se “Jemi shumë të lumtur që jemi këtu pranë jush, është një nga ditët më të bukura për ne, ju urojmë të gjithëve: Gëzuar festat, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri dhe qofshi përherë të lumtur!”.

Ndërsa zv.presidenti i “Hysenbelliu Group”, Fatmir Hysenbelliu, tha se “Ky është viti i dytë i Fondacionit ‘FAB’, është bërë një traditë që çdo prag festash vijmë dhe ndihmojmë fëmijët jetimë të gjithë Shqipërisë, si dhe ata me aftësi të kufizuara, që, për mua, janë fëmijë specialë. Është një mesazh për të gjithë njerëzit dhe gjithë shqiptarët që sadopak mundësi të kenë, të vijnë dhe të ndihmojnë me ushqime, veshje e të bëhemi bashkë jo vetëm në prag festash, por gjatë gjithë vitit. Unë u surprizova shumë sepse pashë disa talente. Disa prej tyre do t’i ndihmojmë që të zhvillojnë më tej talentin e tyre, edhe jashtë vendit”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top