Aktualitet

September 15, 2022 | 8:53

Më në fund: Fundi i pandemisë është në horizont, thotë OBSH

Bota nuk ka qenë kurrë në një pozicion më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë së Covid-19, tha të mërkurën kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke u kërkuar vendeve që të vazhdojnë përpjekjet e tyre kundër virusit që ka vrarë mbi gjashtë milionë njerëz.

“Ne nuk jemi ende atje. Por fundi është në horizont,” u tha gazetarëve drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë virtuale për shtyp.

Kjo shënon deklaratën më optimiste të OBSH-së që kur shpalli koronavirusin emergjencë ndërkombëtare në janar të vitit 2020 dhe deklaroi pandeminë në mars 2020. Përhapja e vaksinave dhe trajtimet ka ndihmuar në frenimin e ashpërsisë së sëmundjes. Vdekjet nga Covid-19 javën e kaluar ishin më të ulëtat që nga marsi 2020, raportoi OBSH. Megjithatë, vendet duhet të shikojnë me kujdes politikat e tyre dhe t’i forcojnë ato për Covid-19 dhe viruset e ardhshme, tha Tedros.

Ai gjithashtu u bëri thirrje shteteve që të vaksinojnë 100% të grupeve me rrezik të lartë dhe të vazhdojnë testimin për virusin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top