Studim

May 4, 2018 | 12:50

Meditimi e bën trurin shtatë vite më të ri

Ekspertët nga Spitali Universitar Jena në Gjermani, kanë zbuluar se njerëzit që meditojnë rregullisht, e mbajnë trurin më të ri për shtatë vjet.

Sipas gjetjeve, kombinimi mes përqendrimit intensiv dhe relaksimit, mund të ndikojë në krijimin e qelizave të reja të trurit.

Pa marrë parasysh inteligjencën e personit që mediton, parandalimi i tkurrjes së trurit, ndikon në Alzhaimer dhe në sëmundje tjera të kujtesës.

Shkencëtarët kanë skanuar trurin e 100 personave, gjysma prej të cilëve bëjnë meditim të rregullt, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë bërë kurrë.

Skanerët kanë qenë të lidhur me kompjuter, për të treguar të dhënat e gjendjes së trurit, si dhe pjesës tjetër të gjendjes fizike.

Në përgjithësi, tek ata që nuk kanë medituar, mosha aktuale dhe gjendja e trurit kanë qenë të njëjta, për shembull nëse dikush ka qenë 57-vjeçar, e ka pasur edhe trurin e moshuar.

Mirëpo, truri i atyre që kanë medituar, ka qenë shumë më i ri.

Personat në moshën 50-vjeçare, kanë pasur tru që i përket trupit të një 43-vjeçari.

Ndryshe, meditimi përpos që ndihmon në dobi të shëndetit, jep rezultate pozitive në përmirësimin e sistemit të imunitetit, por edhe lehtëson vetminë.

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top