Mirëqenie

May 4, 2018 | 12:44

Përfitimet që sjell ngrënia çdo ditë në të njëjtën orë

Dinamika e jetës ndonjëherë na kushtëzon që të mos ushqehemi me rregull, e aq më pak të ushqehemi çdo ditë në të njëjtën kohë. Mirëpo, kjo duket tejet e rëndësishme për shëndetin.

Kështu ka zbuluar një studim amerikan i Universitetit California, ku thuhet se nëse konsumohen vakte të rregullta në të njëjtën orë, përmirësohet funksioni i trurit dhe luftohet harresa.

Më konkretisht ushqyerja e rregullt në të njëjtën orë, lufton sëmundjen e Huntington (HD), një sëmundje gjenetike neurodegjeneruese, e cila prek shumë njerëz, sidomos në Evropë.

Ndjekja e një diete të shëndetshme sipas studimit, bazuar në vakte të rregullta dhe të konsumuara në të njëjtin orar, jo vetëm përmirëson cilësinë e jetës, por ngadalëson avancimin e kësaj sëmundjeje, e cila është një lloj skleroze.

Studimi u zhvillua tek minjtë për tre muaj, ku pasi u ndoq një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar, shëndeti i tyre ishte më i përmirësuar, si dhe truri gjithashtu.

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top