Mirëqenie

November 9, 2020 | 12:42

Meditimi është i dobishëm për të luftuar ankthin dhe depresionin

Ekzistojnë disa studime shkencore mbi përfitimet që sjell praktika e meditimit në trupin dhe mendjen tonë. Ekzistojnë lloje të ndryshme të meditimit. Por qëllimi i përbashkët është që të largohemi përkohësisht nga jeta e përditshme për të arritur më shumë vetëkontroll. Meditimi ka një histori të gjatë. Është një praktikë që vjen nga Lindja, veçanërisht kur bëhet fjalë për meditimin transcendental. Por me kalimin e kohës ai gjithashtu ka evoluar.

Një studim i kryer nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin Hopkins ka vërtetuar se meditimi është ndër mjetet më të mira natyrore për ankthin dhe depresionin. Rreth 30 minuta meditim në ditë mund të jenë të mjaftueshme. Në disa raste, ata gjithashtu gjetën efekte pothuajse të krahasueshme me ato të ilaçeve kundër depresionit. Meditimi mund të jetë gjithashtu shumë i dobishëm për përmirësimin e përqendrimit dhe kujtesës. Është thelbësore që të lejoni veten të shkëputeni gjysmë ore në ditë, kjo gjë ndihmon për të bllokuar zhurmën e asaj që po ndodh në botë dhe merrni një moment për t’u çlodhur.

Si ta bëni atë?

Nuk është e nevojshme të ndiqni rregullat për të qenë në gjendje të meditoni. Por nëse doni ta bëni sipas disiplinës orientale, mjafton të uleni në një pozicion të rehatshëm, me shpinën drejt, mbyllni sytë dhe përpiquni të shkëputni mendjen tuaj nga të gjitha mendimet. Ju mund ta ndihmoni veten me pak muzikë relaksuese, një qiri ose një parfum. Pastaj filloni të përqendroheni në frymën tuaj dhe pas pak kohe mendja do të relaksohet dhe nuk do të kemi më shqetësime. Të paktën për tridhjetë minuta në ditë.

Kjo është arsyeja pse meditimi lehtëson ankthin dhe depresionin. Të marrësh kohë për tu shkëputur nga rutina e jetës së përditshme është çelësi për tu ndjerë mirë.

 

 

Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top