Në fokus

July 30, 2020 | 8:06

Blerina Mërtiri: Sa empatikë jemi? Tiparet karakteristike

 

Empatia është aftësia për të kuptuar ose ndier atë që një person tjetër po përjeton, domethënë aftësia për ta vendosur veten në pozicionin e tjetrit. Përkufizimet e saj i hasim çdo ditë në një gamë të gjerë gjendjesh emocionale.

Blerina Hima Mërtiri, mësuese CU, shkolla “Andon Xoxa” Fier

Blerina Hima Mërtiri, mësuese CU, shkolla “Andon Xoxa” Fier

Duke përfshirë kujdesin dhe dëshirën për t’i ndihmuar të tjerët .

Duke përjetuar emocione që përputhen me emocionet e një personi tjetër.

Duke dalluar se çfarë po mendon ose po ndjen një person tjetër.

Duke i bërë më pak dallimet midis vetes dhe tjetrit.

Sipas Martin Hoffman (një psikolog që studioi zhvillimin e empatisë), ai arriti në konkluzionin se të gjithë kanë lindur me aftësinë për të ndier empati. Sidoqoftë, aftësia themelore për të njohur emocionet është ndoshta e lindur dhe mund të arrihet pa vetëdije.

Dhembshuria, keqardhja dhe simpatia janë ndjenja të shoqëruar me empati.

Dhembshuria shpesh përcaktohet si një emocion që njerëzit ndjejnë kur të tjerët kanë nevojë, gjë që i motivon njerëzit t’i ndihmojnë.

2

Simpatia është një ndjenjë e kujdesit dhe mirëkuptimit. Disa përfshijnë në simpati një shqetësim empatik, një ndjenjë shqetësimi për një tjetër, si dhe dëshirën për t’i parë ata më mirë ose më të lumtur.

Keqardhja është një ndjenjë që njeriu ndjen ndaj të tjerëve që mund të jenë në telashe ose kanë nevojë për ndihmë, pasi ata nuk mund t’i rregullojnë vetë problemet e tyre.

Por ekziston dhe e kundërta e empatisë që është Alexithymia, një tipar personal i karakterizuar nga paaftësia subklinike për të identifikuar dhe përshkruar emocione të përjetuara nga vetja e tij ose nga të tjerët. Për më tepër, njerëzit me alexithymia kanë vështirësi në dallimin dhe vlerësimin e emocioneve të të tjerëve, gjë që mendohet se çon në përgjigje emocionale joefektive. Alexithymia ndodh në afro 10% të popullsisë dhe mund të ndodhë me një numër gjendjesh psikiatrike, si dhe me çdo çrregullim neuro-zhvillimor.

Kryesorja është që pjesa më e madhe e popullsisë janë empatikë dhe arrijnë të kuptojnë personat që i rrethojnë.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top