Në fokus

December 28, 2020 | 8:34

Mendime spontane dhjetori flisni me gjuhën e shpirtit që t’ju kuptojnë apo do t’ju duan më shumë

Sa herë që vijnë pushimet dhe festat e dhjetorit, të gjithë e pyesim veten? Duhet të jemi të drejtë apo të vërtetë?

Dr.Donila Pipa

Dr.Donila Pipa

Shumë herë për të mos humbur dikë, mendojmë që mbase nuk duhet t’ia themi të vërtetën në sy, por gabohemi, pasi e drejta triumfon kundër gënjeshtrës, përtej kohës, viteve, njerëzve, situatave apo rrethanave të ndryshme.

Nuk ka rëndësi sa e duam dikë,  po sa të vërtetë dhe të drejtë jemi treguar me të, duke u përballur me situatën dhe duke folur, ndonjëherë me gjuhën e së vërtetës sado e dhimbshme të jetë ajo. Sado të fshihesh, sado të gënjesh veten, e vërteta del një herë, pasi gënjeshtra i ka këmbët e gjatë, apo te shkurtra, ato dalin nv sipërfaqe, një ditë kur nuk e pret.

1

Krishtlindjet janë një ringjallje, rilindje e shpirtit dhe e shpresës që nuk vdes kurrë, prandaj flisni me gjuhën e shpirtit, pasi njerëzit që t’ju duan me të vërtetë do t’ju kuptojnë, do t’ju falin, apo do t’ju duan më shumë…

Ndër vite do të shikoni jetën tuaj si një album me fotografi, me disa do të qeshni, me disa do të përloteni, disa do t’i fshini nga kujtesa, por… janë mendimet dhe jeta juaj, dhe nuk kthehen më pas. Ndaj, mësoni të ecni dhe të mendoni që asnjeri nuk është perfekt, asnjë njeri jo gjithmonë bën zgjedhjet e duhura, por një ditë duhet të vendosni t’i  flisni me gjuhën e zemrës

Mendime, mendime, spontane, dhe ishte thjesht një ëndërr e një nate dimri me dëborë dhe një sobë me dru si një flakë shprese për të ardhmen!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top