Mirëqenie

December 10, 2020 | 8:03

Mënyra se si i trajtoni pengesat përcakton suksesin tuaj

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

Injoroni kritikët. Në vendime të mëdha dëgjoni zemrën tuaj.

Këmbëngul. Nëse nuk dorëzohesh, mund të arrish gjithçka.

Bëni atë që doni. Është mënyra e vetme për t’u ndjerë të lumtur dhe kuptimplotë në jetën tuaj. Mos i njoftoni planet tuaja. Lërini veprimet dhe rezultatet të flasin.

Kushtojini vëmendje të plotë qëllimit tuaj dhe jo vështirësive ose asaj që keni frikë. Bëjeni atë me disiplinë, nuk mund të arrini asgjë thelbësore nëse nuk tregoni qëndrueshmëri.

Gjeni partnerët e duhur. Mënyra se si i trajtoni pengesat, është thelbësore për suksesin.

Tregoni dinamizëm. Kurseni sa më shumë para, do të jenë të dobishme për ju nëse papritmas krijoni një ide të mirë.

Jepi kohë vetes dhe qëllimit tënd. Duhet durim për rezultatet.

Pushoni dhe hani siç duhet. Nëse jeni të rraskapitur nuk mund të jepni maksimumin.

Vendosni qëllime të mëdha. Kompromisi është aleati juaj. Përdoreni atë shpesh.

Qetësohuni duke marrë frymë thellë. Tensioni i vazhdueshëm nuk ju ndihmon.

Duajeni veten më shumë, trajtojeni me më shumë respekt.

Pranoni gabimet tuaja dhe kërkoni falje (në praktikë) kur keni faj.

Mos bëni kompromis. Është diçka për të cilën do të pendoheni më vonë.

Tregoni bujari me ata që ju rrethojnë, ata gjithashtu bëjnë luftën e tyre.

Jini mirënjohës. Ky është magneti i suksesit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top