Këshilla & Arsye

July 4, 2018 | 13:20

Strategjitë që ndihmojnë njerëzit me ankth

Lidhja afatgjatë me ankthin, i trefishon rreziqet e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Bëni një jetë aktive

50% e njerëzve me ankth, thonë se stërvitja ndihmon në lehtësimin e simptomave.

Reduktoni sasinë e kafeinës që merrni në ditë

Ajo stimulon lirimin e adrenalinës, gjë e cila mund t‘i shkaktojë  simptomat ose t’i përkeqësojë ato.

Kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak

Rritjet e uljet e nivelit të  sheqerit në gjak ndikojnë në prodhimin  e hormoneve të stresit, si për shembull adrenalina.

Pushoni herë pas here

Ankthi ka natyrë akumuluese, si uji që mbush një gotë – nëse nuk e zbrazni rregullisht, ajo do të dredhet, kështu që ju duhet të merrni kohë  çdo ditë për t’u çlodhur: 20 minuta frymëmarrjeje qetësuese, çdo ditë, mund të zvogëlojë ankthin dhe të uli nivelin e kortizolit të stresit në ditë, raporton një studim kinez.

Aplikoni kura bimore

Vaj i livandos, nga ai i cilësisë farmaceutike mund të ndihmojë në reduktimin e aktivitetit të tepërt të trurit në lidhje me ankthin, thonë shkencëtarët vienezë.

 

Burimi / bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top