Mirëqenie

November 23, 2020 | 8:46

Mirësia, ndikon në mirëqenien tonë shpirtërore / Të shërosh veten dhe të tjerët

 

Anila Kruti, poete

Të ka ndodhur ndonjëherë të bësh mirë dhe mos të të kthehet apo edhe mos të të falenderojnë.

Mos e prit!

T’i bësh mirë dikujt, jo domosdoshmërish duhet të të kthehet. Mirësia është një burim vlerash brenda nesh, e cila ndodh si pasojë e diçkaje të pastër. Ne e bëjmë një veprim mirësie se duam ta bëjmë, jo se duhet. Kthimin reciprok të të njëjtës gjë na çon në një akt jo të pastër sublimiteti. Sepse nuk duhet të presim për atë ç’ka bëmë. Nuk mund të kemi të njëjtat pritshmëri me tjetrin. Ne kemi forcë dhe rrezatim të brendshëm për të mos e lexuar domosdoshmërish falenderimin si pjesë të detyrimit që ka tjetri ndaj nesh.

Mirësia është akt sublim, por tepër njerëzor. I thjeshtë dhe i madhërishëm. Nuk mund ta bëjmë duke pritur nga tjetri. Nëse presim falenderimin apo diçka të ngjashme thjesht e kemi bërë për dukje. Kemi zhvlerësuar aktin më të lartë njerëzor dhe jemi veshur me egoizëm.

Të bësh mirë apo mirësi jo vetëm që është akti më i lartë njerëzor, por edhe një terapi ridimesionimi shpirtëror për ne.

Të bësh mirë, të ndihmon të jesh i lumtur shpirtërisht. Të nxjerrësh më të mirën tënde. Të jesh pozitiv dhe mbështetës.

Mirësia të ndihmon në mirëqenien psiko-emocionale tënden, jo sepse ke ndihmuar dikë, por se ke ridimensionuar veten tënde.

Pra të bësh mirë, është të shërosh veten në radhë të parë. Dhe kur shërojmë veten bëhemi më të mirë edhe për të tjerët.

Qenia njerëzore në kohën e sotme është komplekse. Njeriu i sotëm është kompleks, sa individualistë e egocentristë me një Un të shpërfytyruar nga pakufishmëria e të pasurit dhe tepër individualist.

Prandaj edhe jeta jonë është e mbushur me mërzitje, trishtime, depresione edhe kur i kemi të gjitha.

Ti veten tënde dhe të mirat materiale i shpenzon vetëm për vete. Një mbushje në dukje e zbrazët. Kur ti, ne, fillon gjendesh për tjetrin duke bërë akte mirësie, ma beso, aty fillon ndryshon dhe aty fillon të nisë lumturia.

Bëj mirë, jo për t’u dukur, sepse kuptohesh! Bëj mirë të mbahesh mend!

Mirësia është një postulat dhuratë nga natyra për të shëruar shpirtin tonë dhe për të mbështetur të tjerët. Mos prit asgjë në këmbim sepse ke dhuratën me të madhe që herët a vonë ta shpërblen jeta.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top