FB

August 12, 2022 | 8:45

Moda, “dora e dytë”: 5 arsye të mira për të blerë rroba të përdorura

Nuk do të thotë e dorës së dytë. Blerja e veshjeve të përdorura nuk është vetëm një zgjedhje e përgjegjshme, por edhe më e zgjuar, duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e stileve dhe vlerën e artikujve që mund të gjenden. Këto janë, në fakt, vetëm disa nga arsyet pse blerja dhe shitja e modës “të dorës së dytë” po fiton gradualisht gjithnjë e më shumë sukses. Pra, le të shohim, më në detaje, cilat mund të jenë avantazhet e tjera.

Është për të gjithë – Sipas Vinted, platformës më të madhe ndërkombëtare të modës së përdorur, blerja e rrobave dhe aksesorëve të përdorur ju lejon të zgjidhni nga një katalog i madh artikujsh, pavarësisht sezonalitetit, duke gjetur lehtësisht madhësinë tuaj dhe propozimet e përshtatshme për fizikun tuaj.

Pak mbeturina – Të jesh një konsumator i ndërgjegjshëm do të thotë të kesh një qasje më të përgjegjshme gjatë blerjes. Moda e dorës së dytë promovon një ekonomi rrethore ku njerëzit blejnë dhe shesin vazhdimisht artikuj me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, zgjatet cikli i jetës së një artikulli, i cili në vend që të ketë një përdorim të vetëm, do të ketë një jetë të dytë, të tretë dhe më tej.

Lejon një raport më të mirë cilësi-çmim – Komoditeti i bën blerjet e dorës së dytë një fitore të vërtetë për konsumatorët e kursyer. Pjesët “e parapëlqyera” kushtojnë më pak se ekuivalentët e blerë në dyqan, kështu që buxhetet e disponueshme zgjerohen. Në këtë mënyrë, për më tepër, markat cilësore apo artikujt e luksit bëhen më të aksesueshme.

Është më lehtë të ndryshoni stilin – Cilado qoftë arsyeja apo stina, gjithmonë mund të gjeni artikuj të përdorur. Me tendencat që kthehen ciklikisht, ajo që dikur ishte një trend mund të kthehet gjithmonë përsëri.

Mund të bëhet kollaj nga shtëpia – Nuk ka nevojë të dilni nga shtëpia kur blini artikuj “të dorës së dytë”. Mund të bëhet rehat nga divani, falë platformave online: në fakt, mjafton një klikim i thjeshtë për të hapur aplikacionin, për të kërkuar artikullin dhe për të pritur dorëzimin e tij. Ato gjithashtu ju lejojnë të merrni këshilla, informacione të mëtejshme, imazhe shtesë dhe të kontaktoni drejtpërdrejt me shitësin.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top