Këshilla & Arsye

September 23, 2017 | 16:12

Mos e lini vetëm fëmijën kur qan!

Kur fëmija qan, nuk duhet lënë vetëm. Ai ka nevojë për prezencën e të rriturit. I rrituri duhet të shmangë nervozizmin së bashku me bezdinë që i provokon e qara dhe mosbindja fëmijës.

1

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

I rriturit pavarësisht çfarë ndjen, duhet të qëndrojë i qetë dhe të demostrojë dhimbsuri, t’i japë të drejtë për vuajtjen, që po përjeton, pavarësisht nëse ja plotëson apo jo dëshirën, apo ja zgjidh problemin, fëmija dalëngadalë do të qetësohet. Me këtë sjellje i shmang fëmijës përvetësimin e të qarës si sjellje dhe shmang frikën nga i rrituri.

Kur i rrituri demostron padurim dhe nervozizëm, fëmija trembet, bëhet konfuz dhe e qara shtohet, ose mpaket nga frika. Kështu i rrituri, përfshi këtu edhe prindin, padashur, është bërë i huaj dhe mospërfillës ndaj fëmijës. Dhe ajo që është më e keqja i ka demostruar modelin si të bëhet kur të rritet. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top