FB

February 13, 2021 | 8:16

Mos ki turp të thuash ‘Të dua’, kartolina e veçantë për ditën e të dashuruarve

 

Një kartolinë e veçantë urimi për ditën e të dashuruarve. Fotografi Henris Kuka ka zgjedhur çiftin e balerinëve Erisa Govaçi dhe Luixhino Hala për t’i dedikuar kësaj dite një mesazh në këto kohë aspak të volitshme për ta festuar siç duhet.

Edhe pse të penguar nga pandemia, artistët kanë gjetur mënyra të ndryshme për të përcjellë brishtësinë dhe paqen në forma të ndryshme. E ky mesazh vjen dhe me një tekst shoqërues, që ngre lart vlerën e dashurisë.

2

Është dashuria ajo çfarë na bën vërtetë njerëz. Është mirësia, janë ndjenjat që ti i shpreh. Ato bëjnë çdo gjë të mundur. Shprehu, fol, kritiko, gabo, bërtit, duaj, duaj me të vërtetë, duaj me zemër e me shpirt, duaj me gjithë atë çfarë të ka falur natyra. Urrehemi kur nuk dimë çfarë duam nga njëri-tjetri dhe fillojmë e mendojmë gjëra të pavenda e të pavlera, edhe gjëra surreale. E gjitha çfarë dua të them është që mos ki turp! Mos ki turp të zhvishesh bukur, mos ki turp nga trupi yt, mos ki turp të bësh dikë të ndihet mirë.

Bëhu ti, qëndro ti, gjeje veten, gjeje zemrën, gjeje edhe atë copëzën e munguar edhe plotësoje jetën. Vetëm dashuria të përmbush.

3 4 1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top