Ne jemi femra dhe, pavarësisht nëse jeni të gjata, të shkurtra, të reja, të holla apo me forma të rrumbullakta, të paktën një herë në jetë, të gjitha ia kemi bërë vetes këtë pyetje: si ta eliminojmë celulitin?
Ta fitosh këtë luftë është ëndrra e çdo gruaje, por e dimë se lufta kundër celulitit përbëhet nga gjeste dhe zakone të përditshme që nuk mund të neglizhohen, përndryshe ai do të kthehet në këmbët tona pa asnjë mëshirë.
Sot dua t’ju zbulojmë, ose thjesht t’ju kujtojmë, cilat janë dhjetë zakonet e mira që nuk duhet t’i lini kurrë jashtë.
1.Merrni pak kripë
Shumë i dobishëm kur celuliti është në fazën e parë, që quhet edhe mbajtja e ujit. Mësohuni të konsumoni ushqime pak të kripura dhe zvogëloni dozën në kuzhinë.
2.Ushqimi i shëndetshëm
Sigurohuni që po merrni sasinë e duhur të frutave dhe perimeve. Merrni çajra bimor kullues të bazuar në çajin jeshil.
3.Pini shumë ujë
Këshillë e vjetër sa vetë bota, por themelore. Pirja e të paktën dy litrave ujë në ditë rrit diurezën dhe lehtëson eliminimin e mbeturinave.
4.Humbni peshë
E dobishme për betejën e celulitit të fazës së dytë. Gjithmonë mbështetuni te një mjek.
5.Shmangni abuzimin me alkoolin, duhanin dhe kafenë
Tre elementë që nxisin mbajtjen e ujit dhe përkeqësojnë qarkullimin.
6.Kryerja e një aktiviteti të lehtë fizik
40/50 minuta në ditë ecje të shpejtë përmirëson qarkullimin, përshpejton metabolizmin dhe redukton akumulimin e yndyrës.
7.Shmangni veshjet shumë të ngushta
Xhinset e famshme super të ngushta, për shembull, mund të kufizojnë qarkullimin e duhur të gjakut.
8.Kushtojini vëmendje qëndrimit
Shmangni kryqëzimin e këmbëve për një kohë të gjatë dhe veshjen e shpeshtë të takave të larta.
9.Masazhet dhe hidromasazhet
Relaksuese dhe rigjeneruese edhe për mendjen, ndihmojnë në riaktivizimin e mikroqarkullimit të zonës së trajtuar.
10.Përdorni një trajtim të mirë edhe në shtëpi
Në treg ka shumë lloje të ndryshme kremrash kundër celulitit. Gjeni atë që ju përshtatet pa harruar skrabin e trupit, i cili ju mundëson të përgatisni gjithmonë lëkurën për kremin që vendosni të aplikoni.
Mos prisni ardhjen e verës për të eliminuar celulitin: ka gjithmonë kohë për të fituar betejën!
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Vogue.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.