FB

November 24, 2021 | 8:40

Nëse partneri juaj bën këto gjëra, nuk ju do më

Është e vështirë të gjesh dashurinë e jetës dhe në disa rrethana është gjithashtu shumë e ndërlikuar t’i besosh plotësisht partnerit. Me siguri janë të shumtë ata që pyesin nëse partneri është ende i dashuruar me ta si ditën e parë, apo ka prioritete të tjera për momentin.

Megjithatë, ka disa shenja që psikologjia i ka hetuar ndër vite dhe që tregojnë qartë se sa shumë na do partneri ynë apo nëse ka shenja të braktisjes në çift.

Ndryshim dhe reduktim në vëmendje. Nëse më parë na sillte dhurata, darka apo mendime nga më të ndryshmet dhe tashmë ka kohë që nuk e ka bërë më, ka mundësi që të ketë probleme nga ana e tij për të na dashuruar si dikur. Ka të ngjarë ose mendon se na ka fituar tashmë dhe nuk e sheh më nevojën për të na llastuar.

Nëse xhelozia nuk çon në një ndjenjë zotërimi dhe agresioni, është normale në një marrëdhënie në çift, por nëse kuptojmë se partneri ynë nuk e ndjen më atë ndaj nesh, mund ta konsiderojmë këtë një shenjë mosinteresimi.

Nëse i dashuri ynë del gjithmonë vetëm dhe nuk dëshiron shoqërinë tonë, ai mund të jetë ‘mërzitur’ me ne dhe mund të kërkojë hapësirën e tij.

Së fundi, një nga shenjat më të rëndësishme është intoleranca ndaj çdo gjëje që bëjmë: duket se asgjë nuk i pëlqen, kjo ndoshta sepse nuk na do më si dikur dhe nuk na sheh si të përsosur.

 

 

Burimi / https://www.nonsolodonna.net/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top