Pika referimi

November 2, 2015 | 9:14

Te “Doktor Aguridhi”

eljan taniniNga:Eljan Tanini 

Kohët e fundit janë përhapur fjalë se doktorët nuk janë të zotë dhe për mbi të gjitha, shumë të paaftë për veprimet e tyre. Sindroma e “doktor aguridhit” është si të thuash, ajo dëshirë për t’ju futur një pune që pak rëndësi ka nëse ke lidhje me të. Është sindroma e atyre njerëzve që duan t’i bëjnë fëmijët me zor doktorë, që ata të quhen fëmijë mburrjesh apo edhe paresh të shpejta. Dinë apo nuk dinë ata të shkruajnë recetat, kjo pak rëndësi ka. “Doktorë aguridhët” janë po ajo masë pa higjienë mendore që të lënë të vuash, jo nga dëshira, por nga mosdija. Në fakt, po ta vini re, ne jemi një shoqëri që herë vuan dhe herë lartësohet mediatikisht nga kjo farë “doktorësh aguridhë”. Ata janë po të njëjtët me doktorët popullorë, lehtësisht të manipuluar mirë e me dëshirë për trutë tona. Po si i bëhet halli kur nuk e pret edhe nga jakat e bardha?! Si të mos mjaftojë e gjithë kjo, me nxirje të figurës së mjekut, lista e kësaj race vijon si më poshtë me një kujtim: 1) Një burrë në spitalin “Nënë Tereza” plagosi mjekun që kishte marrë në patronazh xhaxhanë e tij, të cilin e la të vdiste, pasi më parë i kishte marrë ryshfet dhe i kishte premtuar shpëtimin e të sëmurit. 2)Një vajzë nga Pogradeci vdes pasi kryen operacionin në një klinikë private, gjoja nga më të mirat në Pogradec; pasi mjeku i kishte kryer operacionin gabim duke i prerë disa nga damarët, të cilët i shkaktuan hemorragji vajzës dhe si pasojë vdekjen. 3)Një foshnjë në kryeqytet vdes pasi operacioni i kryhet me narkozë…(medikament që jashtë nuk përdoret as për kafshët). 4) Një fëmijë rreth 7 vjeç në Elbasan humbet përgjithmonë shikimin nga gabimi në mjekimin e bërë nga mjeku. Ndërsa ditët e fundit, në Tiranë, një baba shkon të marrë ilaçe në një nga farmacitë e Laprakës për vajzën e tij 1 vjeçe, sepse ishte me të ftohur dhe farmacistja i jep ilaç për të sëmurë psikikë. Kjo e fundit ishte arsyeja pse u ula të shkruaja diçka të tillë. Është e gjitha një pakujdesi jo njerëzore, por injorante. Një pakujdesi injorante që po mbyt njerëzit po aq e barabartë me farmacitë e natës. A e keni vënë re, që nuk ka farmaci nate? Po, është vetëm një e tillë në bulevardin “Zogu i Parë”; por nuk mjafton. A e patë llojin e aguridhëve të tjerë si u ngritën për të mbrojtur doktorin e tyre teksa e plagosën? E, në fakt kishin të drejtë, por pse nuk ngrihen përsëri të protestojnë për raste të tilla, që edhe ata mos të identifikohen me llojin aguridh? Po pra, se e ndjejnë që janë të tillë prandaj. Ose të rrinë aty të gjithë bashkë, që kjo farë aguridhësh të mos reagojnë, e nëse më pas i plagosin, le të reagojnë. Po çfarë duhet bërë, a duhet plagosur një doktor që të kërkon para?! Qahemi shpesh ndër njerëz, që sa herë shkojmë për të parë të afërmin tonë të shtruar në spital, se aty nuk ka shërbim të mirë apo se na shërbejnë njerëz periferikë, apo se doktori është shumë periferik dhe ne jemi më qytetarë. Kjo nuk është e tepërt! Madje po aq normale sa të gjitha ndryshimet për këtë vend. Nëse dikur qytetarët i kanë shërbyer njerëzve periferikë, pra, nëse në kohën e komunizmit shërbimi ofrohej disi nga të qytetëruarit, sot është krejt e kundërta; periferikët kanë zëvendësuar çdo gjë dhe madje kjo duket si një hakmarrje e tyre për të marrë çdo situatë. Fundja mjekësia është qytetari. Dhe këtë duhet ta dijë çdo bluzë e bardhë, tashmë e bërë e zezë. Të ruajt Zoti natën nga këta doktorë! Është po i njëjti krahasim, nëse do të kemi mësues të dobët për fëmijët tanë, pas 5 vitesh do të kemi edhe mjekë të dobët. Injoranca e qepës dhe e hudhrës nuk mund të justifikohet për rastin tonë. Pirateria e bluzave të bardha është bërë si pjergulla në lis të thatë. Në një nga katër skicat e Sartrit, hasa me rrushin aguridhe, që shkruhet: Zgjas dorën për të kapur një bistak rrushi. Nuk e arrij dot, e kam të pamundur. Ngre supet, ul sërish dorën, mërmëris “janë shumë aguridhe” dhe largohem. Të gjitha këto gjeste, këto fjalë, kjo sjellje nuk janë rrokur aspak në vetvete. Bëhet fjalë për një ane të komedisë që unë luaj poshtë bistakut për t’i përcjellë me anë të saj rrushit këtë karakteristikë “shumë aguridhe”, e cila mund të shërbejë si zëvendësim i sjelljes që unë nuk munda të përmbush. Sefte, rrushi paraqitej si “i arrirë për t’u këputur”. Mirëpo kjo cilësi urgjente u bë sakaq e padurueshme, sepse potencialiteti nuk mund të përmbushej. Kjo tendosje e padurueshme, nga ana e vet bëhet një motiv për të rrokur te rrushi një cilësi të re “të qenit aguridhe”, që do ta zgjidhë konfliktin dhe shuajë tensionin. E pra, edhe rrush edhe aguridhe në një kohë të menjëhershme, nëse ke etje apo dëshirë do ta hash apo të veprosh mbi të. Me keqardhje e them, mos ndoshta do vijë një ditë, që edhe po nuk pate lek në xhep, që kur i afërmi yt të bëhet keq për në spital do ta flesh mendjen se doktorët janë copë-copë dhe ndoshta e ke të sigurt antijetën karshi tyre?
Ku mund ta gjeni “Doktor Aguridhin”? ADRESA: Në çdo qendër shëndetësore, spital apo edhe farmaci. Por çfarë roli ka ky doktor? Është shumë e thjeshtë, ne jemi kthyer në kafshë, ata në kasapë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top