FB

September 6, 2021 | 8:33

Motivimet sociale / Duke ndihmuar veten, do arrini të ndikoni për paqe dhe suksese edhe te njerëzit e tjerë që ju rrethojnë!

 

 

Miqtë e mi të dashur, lexues të rregullt të revistës “Psikologjia”. Dëshiroj të ndaj me ju, disa gjëra që kanë ndikim të madh nga përditshmëria jonë, e që rezultojnë me situatat, ndjenjat, sjelljet, faktorët, në raport me secilin nga ne, si individë, e deri tek shoqëria në përgjithësi. Është me rëndësi të ceket që, në kohët që po jetojmë tani, përballemi me sfida të ndryshme jetësore, si nga aspekti shpirtëror, social, ekonomik, psikologjik e më tutje. Rëndësi të veçantë ka pikënisja dhe orientimi se si ne do të shpëtonim nga secila situatë e pakëndshme. Pikënisja duhet të jetë vetja jonë, sepse aty fillon dhe mbaron gjithçka, dhe të orientohemi drejt gjërave pozitive.

foto-tina

Florentina Sadriu, sociologe

 

Duhet të kuptojmë që problemi gjendet brenda  për brenda nesh, aty ku fillon dhe bëhet zgjidhja. Andaj, orientohuni drejt gjërave pozitive, drejt lumturisë, drejt suksesit, e mbi të gjitha mos harroni që gjithmonë të falenderoni per atë çka keni, për vetë jetën tuaj. Nuk po e them rastësisht këtë, sepse duke ndihmuar veten do të arrini në atë pikë ku mund të ndikoni për paqe dhe suksese edhe për njerëzit e tjerë që ju rrethojnë.

Unë si sociologe, përforcimet profesionale dhe motivimet që kam pasuruar në veten time dhe që dua të arrijnë deri tek ju për një jetë me paqësore dhe më të lumtur që edhe ju ta keni, do të falenderoja shumë njerëz të vullnetit të mirë, të cilët falë zemërgjerësisë së tyre dhe shpërndarjes së pozitivitetit në masë të madhe, punojnë pa rreshtur.

1

Do të përmendja përsëri Antigona Behramin, sepse falë saj dhe botimeve të saja, njerëzit janë duke lulëzuar si nga aspekti shëndetësor, social, ekonomik po ashtu edhe psikologjik. Janë të panumërt njerëzit e vullnetit të mirë që po kontribuojnë në zhvillimet personale, por do të përmendja edhe disa nga ta, sikurse është Jeta Dosti, Emanuela Ndrecaj, Rexhina Llubani nga Amfeel Academy, Arta Gogo, e shumë e shumë të tjerë, të cilë do t’i falenderoja për kontributin e palodhshëm.  Më shumë se kurrë kemi nevojë të jemi të bashkuar dhe në ndihmë ndaj njëri-tjetrit, por së pari ndaj vetes. Andaj miqt e mi të dashur, sa në shumë mendime pozitive, përkrahje, punë, ndihmë  ndaj vetes, rrethit, shoqërisë, rezulatet dhe sukseset do të jenë gjithmonë të arritshme!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top