Mirëqenie

February 28, 2020 | 8:15

Motrat e mrekullueshme albine na mësojnë se bukuria mund të ekzistojë në njëmijë mënyra të ndryshme

Sepse bukuria është harmoni, është buzëqeshje. Hiri që buron nga qendra.

Bukuria është sigurisht një nga karakteristikat më të vlerësuara dhe të ndjekura te një person. Të gjithë duam të jemi të bukur dhe, ndoshta në njëfarë mënyre, të gjithë jemi. Dhe sigurisht që ato janë Asel dhe Kamila Kalaganova, dy motra albine 14 dhe 2 vjeçe.

1

Nëse mendojmë për bukurinë, menjëherë shohim pamjen fizike të një personi dhe e krahasojmë atë me kriteret e famshme të bukurisë që shoqëria na imponon. Por, një foto e dy motrave albine është publikuar në rrjetet sociale. Dy vajza me një pamje jo të zakonshme, e cila godet menjëherë.

Imazhet e tyre në rrjetet sociale janë parë nga mijëra njerëz dhe vazhdojnë të marrin një vlerësim të madh. Në botë, 1 në 20,000 fëmijë lindin me albinizëm.

Albinizmi është një anomali gjenetike që karakterizohet nga një defekt në sintezën e melaninës, e cila shkakton depigmentim të lëkurës, flokëve dhe syve, një anomali e rrallë, e cila mund të kushtëzojë jo pak nga ata që preken.

3

Dhe duke parë këto foto të këtyre dy motrave, nuk shohim “defekt” në pamjet e tyre. Bukuria mund të shfaqet në hije të ndryshme, mund të vishet me ngjyrat më të pazakonta, të ketë një formë të vetën, jo më pak të vlerësueshme dhe të dëshirueshme.

Është ajo që ne shohim në fytyra, ngjyra dhe buzëqeshjet e këtyre motrave të mrekullueshme albine, të cilat po pushtojnë zemrat e gjithë botës. Shohim në to një hir të lindur, një ëmbëlsi të pafund, dritën e lëkurës dhe flokëve, të cilat na bëjnë të mendojmë për dy engjëj.

Dhe çfarë është më i bukur se një engjëll?

2

Kështu, kuptojmë që të qenit ndryshe nga kriteret më të zakonshme estetike, në këtë rast albine, nuk është gjithmonë penalizuese. Në të vërtetë, ndonjëherë mund të jetë një ndryshim, mund të bëhet pikë e fortë. Sepse, bukuria e vërtetë vjen nga brenda. Dhe nëse mund ta nxjerrim jashtë, të metat tona të vogla ose të mëdha, veçantitë tona, askush nuk do t’i shohë më. Kështu që, shikojmë të magjepsur fotot e këtyre dy motrave të ëmbla, në fytyrat e të cilave mund të shohim një klasifikim të bukur të bukurisë.

 

Përgatiti Orjona Tresa / alicanthe.net

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top