Këshilla & Arsye

September 21, 2017 | 11:12

Ndershmëria ju bën më të lumtur dhe më të shëndetshëm

 

Gënjeshtra është e keqe për shëndetin tuaj. Sipas studimeve njerëzit tregojnë shumë “gënjeshtra të bardha” me qëllim shmangien e lëndimeve.

1

Por pa marrë parasysh arsyet, rezultatet treguan se gënjeshtra është pothuajse gjithmonë e dëmshme për shëndetin fizik dhe mendor të dikujt.

Studimi në Universitetin e San Diego Emotion Lab u ndërtua nga hulumtimet e mëparshme që nga viti 2012, dhe dëshmoi se ndershmëria  na bën të lumtur.

Studiuesit zbuluan se njerëzit që ishin të ndershëm me të dashurit në jetën e tyre gjithashtu kishin më shumë gjasa të ishin të lumtur.

Edhe pse gënjeshtrat e bardha mund të jenë të nevojshme, ekspertët rekomandojnë t’i shmangni ato për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top