FB

January 12, 2022 | 8:15

Ndëshkimet negative që prindërit duhet t’i shmangin ndaj fëmijëve

Shkencëtarët e sjelljes konsiderojnë ndëshkim negativ privimin e fëmijës nga diçka që e do, si mënyrë disiplinimi për një sjellje të pahijshme ose të gabuar të fëmijës.

Ndëshkimet negative që prindërit duhet të shmangin

Kufizimi i një privilegji kërkon që fëmijët të mos e përdorin atë përmes mjeteve të tjera, përndryshe, pasoja fillestare do të humbasë kuptimin e saj dhe të gjithë anëtarët e familjes duhet të jenë në të njëjtin qëndrim. Pasoja duhet të lidhet edhe me sjelljen. Për shembull nëse nuk dëshironi që fëmija ta teprojë me kohën e kaluar para ekranit, është më e këshillueshme që ta privoni nga pajisjet dixhitale, sesa nga diçka tjetër që ai e dëshiron.

Ekspertët paralajmërojnë se rreziku është që vendosja e një pasoje të tillë mund të bëjë që fëmija juaj të ushqejë ndjenja të ashpra ndaj jush. Kur përcaktoni një pasojë të përshtatshme, sfida e parë është t’i qaseni vendimit nga një kënd i qëndrueshëm dhe racional. “Pasoja duhet të jetë realiste, logjike dhe e përcaktuar në një periudhë specifike që përputhet me peshën e sjelljes negative që po përpiqeni të korrigjoni”.

Të ndalosh adoleshentin tënd për një muaj herën e parë që thyen orarin e kthimit është e tepërt, fëmijës do t’i duket shumë ndëshkues dhe kundërshtues ndaj tij dhe nuk e ndihmon të mësojë nga gabimet. Gjithmonë, është më mirë t’i jepni vetes kohë dhe hapësirë për të marrë një vendim të mençur sesa të lejoni impulsivitetin të udhëheqë disiplinën tuaj.

 

 

Burimi / https://humanum.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top