Pika referimi

January 22, 2018 | 8:00

Ndihmë ligjore falas, ja ku të trokisni!

 

Prej dy muajsh në Ministrinë e Drejtësisë është duke funksionuar Zyra e Ndihmës Ligjore dhe ajo e koordinimit për trajtimin me efikasitet të rasteve të dhunës në familje. Dhënia e ndihmës u ka shërbyer mjaft qytetarëve për të gjetur zgjidhjen e problematikave të ndryshme që ata kanë, duke marrë orientimin e duhur. Në një kronikë të gazetares Anila Hoxha në Top Channel, kjo zyrë rezulton të jetë një derë e hapur e shtetit, një mekanizëm më i mirë për të interesuarit që nuk dinë ku t’ia mbajnë për t’i dhënë zgjidhje problemeve që kanë.

***

Shaban Canaj përfaqëson 18 banorë të një pallati, në të cilin njëri prej tyre ka ndërhyrë në objekt duke kryer punime, që sipas tij kanë prekur sigurinë e ndërtesës.

Prej dy vitesh, ai e ndjek çështjen duke përcjellë shkresa drejt institucioneve. Por ai nuk është jurist dhe nuk di si të veprojë më tej, në mënyrë që të dëgjohet. Së fundmi ka mësuar se në Ministrinë e Drejtësisë funksionon Zyra për Ndihmë Ligjore, e për këtë kërkon t’i tregohet rruga që duhet të ndjekë më tej.

Nuk do të doja një betejë gjyqësore, për anën psikologjike, nëse mendojmë se ai do të jetë nesër fqinji ynë, nëse mendojmë shpenzimet e të tjera. Por ne jemi në një situatë rreziku, prandaj kërkoj një zgjidhje që nuk po e gjej gjëkundi”, tha Shaban Canaj.

Andia Dragoi, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë, thotë se në Zyrën e Ndihmës Ligjore, qytetarët kërkojnë kryesisht ndihmë për çështjen e regjistrimit të pronave, por më së shumti për pensionet.

Qytetarët janë të paqartë lidhur me procedurat që duhet të ndjekin në lidhje me prezantimin e kërkesës për kthimin e pensioneve, të cilat janë për një pjesë të pamarra, apo për një pjesë që duhet kërkuar nga fillimi numërimi i viteve që ata kanë humbur”, thotë Andia Dragoi, këshilltare.

Por jo të gjithë kërkojnë mendime juridike, që i udhëzojnë ku të trokasin. Zef Përgega, 73 vjeç, nuk ka mundësi ekonomike të paguajë një avokat civilist.

Tani duhet të plotësoj një formular se nuk kam prona, sa pension marr apo s’marr fare”, shprehet Zef Përgega.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top