Aktualitet

May 25, 2023 | 16:49

“Ndihmoni Reneon t’i mbijetojë kancerit”, thirrja e një nëne për të shpëtuar jetën e të birit vetëm 11 vjeç

 

Reneo Kordha, djali ynë i vogël, sot 11 vjeç, sfidohet nga jeta për herë të dytë. Në moshën 5-vjeçare, Rei mbeti jetim nga humbja e parakohshme dhe jashtëzakonisht e rëndë e të atit pas betejës me kancerin e pashërueshëm. Ai u rrit mes shumë mundimeve dhe sakrificave nga e ëma, e cila tashmë me dy fëmijë të mitur, la qytetin ku kishte jetuar me familjen dhe nisi një jetë të re në Tiranë, me shpresën për të punuar dhe rritur fëmijët e saj, por edhe t’u lehtësojë të vegjëlve mungesën e babait në jetën e tyre.

reno

Në një moshë kaq të re, papritur dhe pa ndonjë shkak tjetër shëndetësor, Rei shfaqi simptomat e një sëmundjeje të cilën mjekët në Shqipëri e kishin të vështirë ta diagnostikonin dhe i rekomanduan nënës së Reit që sa më shpejt të bënte vizita dhe konsulta mjekësore në një vend tjetër europian. Simptomat e sëmundjes fillojnë me ethe, të dridhura, humbje të oreksit dhe peshës, djersitje të pashpjegueshme gjatë natës, ndërsa sëmundja u përkeqësua me kruajtje të lëkurës dhe simptoma të tjera.

Me ndihmën e të gjithë të afërmve të tij të familjes, Rei mbërriti në Turqi në Spitalin Amerikan Hastanesi, ku iu nënshtrua menjëherë analizave të detajuara shëndetësore dhe u diagnostikua me sëmundjen e rëndë Hodgin Lenfona, Sklerozën Nodulare, një sëmundje e rëndë kancerogjene që prek sistemin limfatik dhe për fat të keq, përhapet me shpejtësi edhe në organe të tjera.

Në kontrollet e vazhdueshme kjo sëmundje ka rezultuar se ka prekur edhe mëlçinë e Reit. Mjekët turq janë shprehur se ka nevojë urgjente për fillimin e seancave të kimioterapisë, të cilat fatkeqësisht janë të papërballueshme për familjen e Reit, për shkak të rrethanave në të cilat ndodhen, kur nëna duhet të jetë e pranishme tek djali i saj në Turqi dhe mungesa e babait e bëri situatën demoralizuese.

Sot, me lutje të mëdha ndaj Zotin dhe për të gjithë ju që lexoni, dëgjoni apo jeni të pranishëm në rastin e Reit, kërkojmë me përulësi ndihmën tuaj sipas mundësive ekonomike, kontributin tuaj simbolik, që për familjarët është pafundësisht i vlefshëm në këtë rrugëtim të vështirë. I dhimbshëm apeli i nënës së Reit, e cila mes lotësh gjeti forcën të kërkojë ndihmën e shqiptarëve në mbarë botën për të kapërcyer këtë situatë të vështirë.

Me shpresën që ky apel të arrijë në zemrat tuaja, do të gjeni më poshtë mënyrat se si mund të ndihmoni dhe kontribuoni në shërimin e Reit. Kjo telefonatë është bërë e mundur nga të afërmit e nënës së Reit. Për përparimin e shërimit të Reit dhe interesimin tuaj, do të lëmë numrin e kontaktit të nënës së Reit.

 

 

https://www.gofundme.com/f/help-reneo-survive-cancer?utm_campaign=p_cp+share-sheet&utm_medium=copy_link_all&utm_source=customer

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top