FB

June 14, 2022 | 9:51

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në shëndetin tonë mendor

Ndryshimet klimatike po ndikojnë jo vetëm në ekosistemet e planetit tonë, por edhe në shëndetin tonë fizik dhe mendor. Efektet më të menjëhershme të këtyre ndryshimeve në mendje shihen më qartë pas fatkeqësive natyrore. Për shembull, trauma, shoku, çrregullimi i stresit post-traumatik, ndjenja e braktisjes, ankthi dhe depresioni. Këto mund të çojnë në mendime vetëvrasëse dhe sjellje të rrezikshme.

Si ndikon ndryshimi i klimës në shëndetin tonë mendor

Disa njerëz janë më të prekshëm se të tjerët ndaj ndikimit të ndryshimeve klimatike. Këtu përfshihen fëmijët, të sëmurët kronikë, të moshuarit, personat me mangësi njohëse, gratë shtatzëna dhe ata me çrregullime psikopatologjike.

Efektet e menjëhershme

Sipas një raporti, 25-50 për qind e viktimave të një fatkeqësie të motit janë në rrezik të efekteve negative të shëndetit mendor. Gjithashtu, i njëjti raport pohon se shëndeti mendor i më shumë se 54 për qind të të rriturve dhe 45 për qind e fëmijëve është i kërcënuar seriozisht. Në fakt, pas këtyre ngjarjeve, janë vërejtur reagime shqetësimi, të cilat përfshijnë si më poshtë: Pagjumësia, nervozizmi, rritja e përdorimit të substancave, depresioni, efektet graduale.

Çfarë mund të bëhet

Në nivel qeveritar, mund të ndërtohen objekte të përshtatshme trajtimi për të menaxhuar problemet e shëndetit mendor. Për më tepër, promovimi i shëndetit mendor pozitiv është një mënyrë tjetër për të zbutur shqetësimin psikologjik për shkak të ndryshimeve klimatike.

 

Përgatiti S.P / Burimi exploringyourmind.com

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top