Këshilla & Arsye

January 19, 2018 | 10:37

Si frika ju çon që të jeni kush nuk jeni

Frika është një emocion mbrojtës, një përgjigje që mendja jonë aktivizon në rast rreziku.

1

  • Frika se nuk mund të kënaqësh pritjet e vetes ose të të tjerëve
  • Frika nga dështimi i një projekti
  • Frika nga refuzimi
  • Frika nga braktisja
  • Frika nga humbja
  • Frika nga e panjohura / rezistenca ndaj ndryshimit
  • Frika nga vuajtjet

Frika është një përgjigje që zbaton mendja jonë në rast rreziku dhe se secili prej nesh, bazuar në përvojën, traumën dhe plagët emocionale që mbartim brenda, mund ta konceptojë rrezikun në mënyra të ndryshme

Frika mund të shkaktojë: agresion / zemërim dhe shmangie / vetësabotim.

Emocioni i frikës në përgjithësi  e shtyn subjektin të sulmojë për të eleminuar ose hequr objektin e frikës ( sjellje agresive  / reagime të zemëruara) ose, përkundrazi, të arratiset nga objekti i frikës për të shmangur dëmet ( poshtërimi, ekspozimi ndaj braktisjes dhe refuzimi, ekspozimi ndaj gjykimit …) që mund të na sjellë ( sjelljet shmangëse ).

Kur këto frika bëhen kronike, nuk është më çështje e përgjigjeve/ qëndrimeve, por mënyrave të qenies.

Frika jo vetëm që pengon shprehjen e egos tuaj, gjithashtu manipulon realitetin që jetoni, frika ju mbush çdo ditë të jetës suaj dhe ju bën të harroni sa të fortë jeni.

Frika pothuajse gjithmonë shkon krah për krah me vetëbesim të ulët. Kam folur shpesh për llojet e ndryshme të narcizmit  dhe se si manipuluesit e narcisistëve mund t’ju bëjnë të bëheni kukulla. Edhe fuqia e narcisistit e bazohet në frikën tuaj.

Shmangia është një nga përgjigjet ndaj frikës.

Një mekanizëm tjetër i lidhur me frikën është e ashtuquajtura  rrafshi emocional  ku personi nuk ndjen asnjë ndjenjë. Ndjenjat dhe emocionet mbeten të pashprehura, të varrosura plotësisht për shkak të një frike të vuajtjeve emocionale.

Ka shumë mënyra për të zbutur frikën

Kjo nuk do të thotë se frika është një e keqe absolute. Frika bëhet  jofunksionale  kur nuk shprehet, kur ato nxisin mekanizma mbrojtës që nuk punojnë në harmoni me vetveten.

Frika duhet të analizohet, të kuptohet dhe mbi të gjitha të përpunohet. Vetëm nëpërmjet përpunimit dhe pranimit është e mundur të transformohet frika në burime dhe më në fund të ndryshohet drejtimi.

Shqyrtimi i rrënjës së frikës së një personi është një hap themelor për të filluar ndërtimin e rrugës suaj për lirinë. Pa frikë, ju mund të ndiheni të lirë të shprehni veten dhe të nxirrni të gjitha potencialet tuaja.

Mundohuni të bëni një listë të frikërave tuaja, së pari të përfshini frikën më të vogël dhe më pas vendosni frikën më të madhe në fund të listës suaj. Mos lejoni që frika të përcaktojë se kush jeni. Jetesa e kushtëzuar nga frika do të thotë të jetosh pa lirinë, ky koncept duhet të jetë i mjaftueshëm për ju që të filloni.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top