Dëshmi

December 2, 2021 | 8:55

“Ndonjëherë dua të kemi të njëjtën ngjyrë lëkure”- Aktorja tregon si është të jesh nënë e dy fëmijëve me ngjyrë…

Aktorja Sandra Bullock ka folur hapur për mëmësinë dhe dëshirën e saj për të pasur të njëjtën ngjyrë lëkure me fëmijët e birësuar.

Sandra Bullock and boyfriend Bryan Randal2

57 vjeçarja, e cili adoptoi djalin e saj Louis, në vitin 2010 kur ai ishte tre muajsh, dhe më vonë, vajzën e saj Laila, nëntë vjeçe, në 2015, foli gjatë një interviste në “Red Table Talk”.

Aktorja Bullock foli për prindërimin e dy fëmijëve me ngjyrë, teksa u shpreh: “Ndonjëherë dëshiroj që unë dhe ata, të kemi të njëjtën ngjyrë lëkure. Dua që ngjyra jonë e lëkurës te jetë e ngjashme dhe ndonjëherë e bëj”.

Sandra Bullock and boyfriend Bryan Randal

Sandra Bullock gjithashtu u shpreh se është sërish gati të gjejë dashurinë pas divorcit nga ish-bashkëshorti Jesse James.

Teksa iu referua të dashurit të saj, Bryan Randall, me të cilin u lidh në vitin 2015, ajo tregoi se ai është dashuria e jetës së saj dhe argumentoi përse nuk dëshiron të martohet sërish: “Është dashuria e jetës sime.  Jam një njeri që e kalova procesin e divorcit. Kemi tre fëmijë të bukur, (dy fëmijët e adoptuar të Bullock dhe vajza e Randall). Kjo është gjëja më e mirë që kemi dashur. Nuk kam nevojë për një letër për të qenë partnere dhe nënë e përkushtuar.

Sandra Bullock and boyfriend Bryan Randal4

Gjatë një interviste për People, në fillim të muajit, ajo u shpreh: “I dua fëmijët e mi, ashtu si janë. Jam një nga ata njerëzit me fat të rrethuar nga fëmijët e vet, dhe që kam mundësinë ti shoh se si rriten”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top